Sot, ne date 31 Mars 2022, Fakulteti i Shkencave Sociale (FShS), Terre des hommes Shqipëri (Tdh) dhe Departamenti i Politikave dhe Punës Sociale (#DPPS) zhvillojne aktivitetin “Bashkëndërtimi i një bote eko-sociale, duke mos lënë askënd jashtë” në kuadër të muajit ndërkombëtar të Punës Sociale.

Muaji Mars eshte muaji nderkombetar i Punes Sociale dhe festohet në mbarë botën. Ky muaj sherben per te theksuar forcimin e bashkëpunimit dhe  partneritetit ndërmjet profesionistëve, institucioneve, organizatave dhe shoqërisë,  për të garantuar drejtësinë sociale dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Ne aktivitet marrin pjese dhe pershendesin: Zv.Dekane Prof.Asoc. Rudina Rama, Znj. Enkeledja Kallciu Drejtore Kombetare e TdH, Zv.Ministrja e MSHMS Znj. Denada Dibra dhe Kryetari i Urdhrit te Punonjesit Social Z. Mirgit Vataj.Aktiviteti moderohet nga Prof. Eliona Kulluri, Drejtuese e Departamenit te Punes dhe Politikes Sociale.

Aktiviteti ka te ftuar si foles kryesore kater profesore, Prof. Jorge Ferrera dhe Prof. Paolo Alvarez nga universiteti ISCTE-Portugali, Prof. Izela Tahsini nga Universiteti i Tiranes dhe Phd. Elizabeth Daniels nga Universiteti i Kolorados, SHBA.

Per me shume shihni agjenden e aktivitetit.–> Kliko, ketu

Gjeni gjithashtu fjalen pershendetese te Zv.Dekanes Prof.Asoc. Rudina Rama. –> Kliko, ketu

Fakulteti i Shkencave Sociale
Terre des hommes

 

 

 

Dr. Amerigo Fusco mbajti në datat 29 Maj dhe 5 Qershor leksion me studentët e Masterit te Shkencave “Shërbimet Sociale në Drejtësinë Penale”, viti I-rë dhe II-të. Në leksion morën pjesë edhe studentet e vitit të II-të të programit Bachelor në Punë Sociale, në kuadër të lëndës Puna Sociale në Drejtësi.
Leksioni 1 u përqëndrua në cështjet e krimit të organizuar në Itali dhe reagimet e shtetit Italian në aspektin ligjor dhe të sistemit të drejtësisë. 
Leksioni 2 trajtoi legjislacionin penitenciar dhe zhvillimin e tij në vite. Në këtë leksion u prezantua struktura e një institucioni penitenciar, organizimi dhe funksionet. U prezantuan gjithashtu edhe shembuj te projekteve për integrimin e të dënuarve.
Një nga cështjet që ngjalli shumë interes te studentët ishte tema e terrorizmit fetar dhe fenomeni i radikalizmit të dhunshëm. 
Bashkëpunimi me Dr.Amerigo Fusco u lehtësua nga Dr.ssa Vasenka Rangu. Zhvillimi i leksioneve me studentët u asistua nga Dr. Femi Sufaj, pedagog i jashtëm pranë DPPS/UT.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të punonjësve socialë që punojnë në fushën e shërbimeve social edhe e studentëve dhe përmirësimi i edukimit në Punë Sociale”.
Projekti “Rritja e kapaciteteve te punonjesve sociale qe punojne ne fushen e sherbimeve sociale dhe permiresimi i edukimit ne Pune Sociale” mbeshtetet nga
#UNICEF dhe zbatohet nga Fakulteti i Shkencave Sociale #UT ne kuader te programit #LeaveNoOneBehind financuar nga #SDC.
#UNICEF

 
Fakulteti i Shkencave Sociale / Universiteti i Tiranës në partneritet me UNICEF- Shqipëri në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të punonjësve socialë që punojnë në fushën e shërbimeve social edhe e studentëve dhe përmirësimi i edukimit në Punë Sociale”, date 20 Prill 2021, ora 10.00-12.30 organizon workshopin per Prezantimin e Raportit per Rishikimin e Kurrikules ne Pune Sociale per Universitetin e Tiranes, Universitetin “Aleksander Xhuvani” dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi”.
Ky raport ka synuar te shohe sa njohuri marrin studentet ne lende specifike per sistemin e perkujdesit shoqeror, legjislacionin dhe dokumentat politike, protokolle dhe manuale pune ne fusha te veçanta. Ne raport jane perfshire gjetje dhe sugjerime ne kete drejtim, si dhe programe te rishikuara sipas sugjerimeve ne fazen permbyllese te projektit.
Në këtë workshop ftohen të marrin pjesë pedagoge te cilet jane te angazhuar ne mesimdhenie ne te dy nivelet Bachleor dhe Master i Shkencave/Profesional nga 3 universitetet e perfshira ne projekt. Bashkengjitur Agjenda e workshopit.
Workshopi do te zhvillohet ne platformen Zoom.
Projekti “Rritja e kapaciteteve te punonjesve sociale qe punojne ne fushen e sherbimeve sociale dhe permiresimi i edukimit ne Pune Sociale” mbeshtetet nga #UNICEF dhe zbatohet nga Fakulteti i Shkencave Sociale #UT ne kuader te programit #LeaveNoOneBehind financuar nga #SDC.
Agjenda
Mirëmëngjes Shqipëri : Marsi, muaji i punonjesve sociale ( 15 Mars 2021) – RTSH
Ne 18 Mars, realizua seanca e supervizimit online me punonjes sociale qe punojne ne institucionet e ekzekutimit te vendimeve penale ne Shqiperi.
Tema e supervizimit ishte “Kuptimi i klientit rezistent” dhe supervizorja, Prof.Asoc.Juliana Ajdini, u perqendrua ne menaxhimin e seancave me kliente te tille dhe perdorimin e teknikes se intervistimit motivues.
Supervizimi online realizohet nepermjet projektit “Rritja e kapaciteteve te punonjesve sociale qe punojne ne fushen e sherbimeve sociale dhe permiresimi i edukimit ne Pune Sociale” mbeshtetur nga #UNICEF dhe zbatuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale #UT ne kuader te programit #LeaveNoOneBehind financuar nga #JSDG.

 
Trajnimi online “Vlerësimi i nevojave” u zhvillua në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës. Në trajnim morën pjesë  punonjës të mbrojtjes së fëmijëve nga NJMF-të në pushtetin vendor me një shtrirje të gjërë gjeografike dhe me nivele përvojash të ndryshme.
Trajnimet kryhen në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të punonjësve socialë që punojnë në fushën e shërbimeve sociale dhe përmirësimi i edukimit në Punë Sociale”. Projekti zbatohet nga Universiteti i Tiranës/ Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale dhe mbeshtetet nga UNICEF/Shqipëri financuar nga fonde të qeverisë zvicerane dhe fonde të Joint SDG Fund. 

Fakulteti i Shkencave Sociale / Universiteti i Tiranës në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të punonjësve socialë që punojnë në fushën e shërbimeve sociale edhe e studentëve dhe përmirësimi i edukimit në Punë Sociale”, projekt që zbatohet në partneritet me UNICEF- Shqipëri mbështetur nga  programi Leave No One Behind financuar nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim,  organizon gjatë muajit Shkurt, me pedagoge te jashtem të 3 universiteteve, Universitetit të Tiranës, Universitetit “Aleksandër Xhuvani” dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi”, keto trajnime online:
 
Trajnimi 1: Datë 11 Shkurt 2021, ora 14.00-17.00, ” Si te shkruajme nje artikull shkencor”. Trajnere do të jenë Prof.Asoc. Eglantina Gjermeni dhe Prof.Asoc. Marsela Dauti. 
 
Trajnimi 2: Date 15, 22 dhe 26 Shkurt 2021, ora 14.00-17.00 “Te komunikojme punen kerkimore pertej mjedisit akademik”. Trajnere do të jenë Prof.Asoc. Eglantina Gjermeni dhe Prof.Asoc. Marsela Dauti. 
 
Trajnimi 3: Date 1 Mars 2021, ora 14.00-17.00 “Te influencosh vendimmarrjen politike”. Trajnere do të jenë Prof.Asoc. Eglantina Gjermeni dhe Prof.Asoc. Marsela Dauti. 
 
Trajnimet do te zhvillohen online nëpërmjet Platformës Microsoft Teams. 
 
#UNICEF
#LNB
Fakulteti i Shkencave Sociale / Universiteti i Tiranës në partneritet me UNICEF- Shqipëri në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të punonjësve socialë që punojnë në fushën e shërbimeve social edhe e studentëve dhe përmirësimi i edukimit në Punë Sociale” gjate muajit Shkurt 2021, do te organizoje trajnime online me profesionistë të fushës së mbrojtjes sociale dhe kujdesit shoqëror.
 
Temat e trajnimeve janë përzgjedhur pas një procesi vlerësimi nevojash të punonjësve socialë, që punojnë në këto fusha, si dhe të ofruesve të shërbimeve sociale. Temat e trajnimeve do të jenë: Vlerësimi i nevojave, Konsumimi profesional, Roli i punonjësit social në emergjenca, Supervizimi në shërbimet sociale,  Si të shkruajmë një abstrakt për konferenca. Trajnimet do te kryhen nga eksperte të njohur të fushave specifike dhe do të jenë një mundësi për të përditësuar njohuritë dhe aftësitë në çështjet që do trajtohen si dhe për të diskutuar për problemet dhe nevojat e reja të hasura gjatë profesionit, sidomos në këto kohë sfiduese për shërbimet sociale.
 
4, 5 Shkurt 2021, ora 13.30-16.30  –>  Vleresimi i nevojave, Trajnere Prof.Asoc.Dr. Eliona Kulluri
5, 8 Shkurt 2021, ora 13.30-16.30  –> Konsumimi profesional dhe kujdesi për veten i punonjësve social: Roli i punonjësit social në procesin e konsumimit profesional, njohuritë e nevojshme për të diagnostifikuar simptomat e konsumimit profesional, Trajnere Dr. Erika Bejko
 
Një kalendar i plotë i trajnimeve do të postohet së shpejti!
 
#UNICEF
#LNB
It is our pleasure to invite you to follow the speech of Nobel Prize Laureate Professor Muhammad Yunus.
In 2006 he was awarded the Nobel Prize for his work on micro-credits in order to “create economic and social development from below”. 
The session will take place on Monday 25/01/2021 from 11.00 to 12.30 under the following linkErasmus+ Capacity Building in Higher Education (active only on the date of the event).
Prof. Yunus, a renowned economist and at the same time the creator of scheme that addresses poverty, employability and environmentally sustainable living via a bottom-up collaborative approach, is an ideal speaker  to address the global audience of the CBHE Grant holder Conference 2021 on “Designing the future: role and responsibility of Higher Education Institutions”. Prof. Yunus is undoubtedly an agent of change and CBHE finances projects to become agents of changes in their terms and contexts.
Promovimi i Platformës për Mbrojtjen dhe Shërbimet e Kujdesit Shoqëror me përfaqësues të nivelit qëndror dhe vendor të shërbimeve sociale në Shqipëri, 10 Shkurt 2021
Fakulteti i Shkencave Sociale/Universiteti i Tiranës, në 10 Shkurt 2021, ora 10:00 organizon promovimin e Platformës Online www.sociale.al.
Platforma për Mbrojtjen dhe Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Shqipëri do t’ju shërbejë punonjësve socialë dhe profesionistëve të tjerë që punojnë në fushën e shërbimeve dhe mbrojtjes shoqërore, studentëve në programet e Punës Sociale, studiuesve të fushës sociale si dhe publikut të gjërë.
Në këtë promovim do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve qëndrore dhe vendore, përgjegjës për politikat në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që ofrojnë shërbime në komunitet si dhe studiues të fushës.
Platforma www.sociale.al  është ndërtuar në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të punonjësve socialë që punojnë në fushën e shërbimeve sociale dhe përmirësimi i edukimit në Punë Sociale në Shqipëri”. Projekti zbatohet nga Universiteti i Tiranës/ Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale dhe mbeshtetet nga UNICEF/Shqipëri në kuadër të programit LeaveNOne behind, financuar nga SDC.
Ftohen institucione dhe organizata që punojnë në fushën e mbrojtjes dhe kujdesit shoqëror të bashkëpunojnë për ta pasuruar platformën me dokumenta, studime, informacione për njarje të rëndësishme në fushë. Platforma do të respektojë të drejtën e autorit dhe do të promovojë burimin e tyre.
Së shpejti!
#Universiteti i Tiranes
#UNICEF
#SDC

International Association of Schools of Social Work (IASSW) and International Council on Social Welfare (ICSW) are pleased to announce the kickoff plenaries of the International Social Work and Development Online Conference 2021 (ISWED 2021) which spans for 3 months, January to March. Prof. Angelina Yuen will deliver the Eileen Younghusband Award Lecture on January 15 (Friday) while Prof. Walter Lorenz to share the opening keynote address on January 16 (Saturday). You are welcome to join us this Friday and Saturday.
Details as below:
January 15 (Friday) – Moderated by Prof. Ngoh Tiong TAN
Time: 12:00 noon Italy Time (GMT +1)
Agenda:
– Welcome speech by Prof. Annamaria Campanini, President of IASSW
– Eileen Younghusband Award Lecture by Prof. Angelina Yuen
January 16 (Saturday) – Moderated by Prof. P.K. Shajahan
Time: 12:00 noon Italy Time (GMT +1)
Agenda:
– Welcome speech by Dr. Sang-mok Suh, President of ICSW
– Opening Keynote Address by Prof. Walter Lorenz
>> To register: https://forms.gle/CAtt7Fw4ehKe3NVNA
For details,  please visit IASSW Website: https://www.iassw-aiets.org/iswed2021/
Attached please find the digital flyer, session abstracts and bios of speakers.
We are looking forward to seeing you on Friday and Saturday! Thank you!
Ftesa –> Kliko, këtu
Bio & Absrakt (Prof. Angelina Yuen-Tsang) –> Kliko,këtu
Bio & Absrakt (Prof. Walter Lorenz) –> Kliko,këtu
Në 17 Nëntor 2020, ora 09.00-12.00 bëhet lançimi i rezultateve të studimit ndërkombëtar “Mirëqënia e fëmijëve” të kryer në 35 vende. Studimi është kryer sipas një metodologjie rigoroze shkencore dhe të dhënat përfaqësojnë besueshmërisht situatën e fëmijëve në vendet ku është kryer studimi. Shqipëria është një nga vendet ku u krye studimi dhe gjetjet për Shqipërinë janë pjesë e raportit të plotë, por edhe si raport i veçantë.
Raporti ndërkombëtar gjendet në linkun: https://isciweb.org/wp-content/uploads/2020/08/Childrens-Worlds-Comparative-Report-2020.pdf dhe Raporti për Shqipërinë gjendet në linkun: https://isciweb.org/wp-content/uploads/2020/10/ALBANIA-Country-report-final-new.pdf
Aktiviteti është i hapur për të gjithë profesionistët, studiuesit apo studentë të interesuar në çështjet e fëmijëve.  Rregjistrimi i pjesëmarrësve bëhet në linkun: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeIeQyH3zMz0zo4tKM9mM93BuFO3soMK_Dta4_fr0ef1_VE7w/viewform
Për më shumë, këtu gjeni Axhendën e Webinarit.
Raport Studimor “Të rinjtë në Shqipëri” – Ftesa
Raport Studimor “Të rinjtë në Shqipëri” – Axhenda