Së shpejti me një zhvillim të ri “Këndi Digjital”
“KËNDI DIGJITAL” – HAPËSIRA E PROFESIONISTËVE është një hapësirë onlinë e dedikuar për profesionsitët e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale e krijuar nga Departamenti i Punës dhe Politikë Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës me mbështetjen e zyrës së Unicef Shqipëri.
Në këtë hapsirë do të zhvillohen sesione tematike mujore online dhe do të shërbeje si një mënyrë komunikimi interaktiv me komunitetin e profesionistëve të mbrojtjes dhe shërbimeve sociale në vend.
“KËNDI DIGJITAL” është dizenjuar në formën e një ndërveprimi praktik online ku profesionistët mund të mësojnë, diskutojnë dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin mbi tema dhe nivele të ndryshme të përvojës dhe ekspertizës.
Këndi digjital përmban dhe ofron:
Informacion teorik dhe praktik mbi tematika dhe fusha të ndryshme profesionale të mbrojtjes sociale dhe në fushën e praktikës së punës sociale në të treja nivelet (mikro-mezo-makro).
Mundësi komunkimi dhe ndërveprimi mes profesionistëve nëpërmjet sesioneve tematike mujore me profesionistët dhe një forumi online i cili do të mundësojë diskutimin dhe ndarjen e eksperiencave sipas tematikave të përcaktuara.
Mundësi vetëvlerësimi për profesionistët mbi ccështjet dhe tematikat e që do trajtohen gjatë sesioneve tematike mujore.