Aksesuar nga: https://www.parlament.al/Files/sKuvendi/kushtetuta.pdf
Kushtetuta është ligji themeltar i shtetit i cili i shërben punonjësit social të për të njohur liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, funksionin dhe institucionet kryesore të shtetit, parimet demokratike dhe mbrojtjen sociale. Për interpretimin dhe zbatimin e Kushtetutës mund të referohen Vendimet e Gjykatës Kushtetuese sipas rastit, të cilët kanë karakter detyrues dhe janë pjesë e rëndësishme e praktikës gjyqësore.
Nenet 15-59 marin një rëndësi të vecantë për punonjësit social pasi ato i referohen lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, mbrojtjes së fëmijës dhe familjes dhe objektivave sociale
Aksesuar nga:
https://www.unicef.org/montenegro/media/9291/file/MNE-media MNEpublication505.pdf
KDF është Instrument ligjor kryesor për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, i miratuar nga OKB dhe i ratifikuat nga Shteti Shqiptar. Ajo i shërben punonjësit social jo vetëm për të kuptuar liritë dhe të drejtat e fëmijës por edhe detyrimet e shtetit për zbatimin e tyre. Ndonese Shqiperia ka miratuar nje ligj te vecante ne frymen e konventes, ne cdo rast te nje vakumi ligjor apo te dispozitave te vecanta te cdo ligji, qe mund te cenojne interesat dhe mbrojtjen e femijeve, punonjesi social mund t’i referohet Konventes pasi ajo ka perparesi mbi ligjet e zakonshem.
Disa nga dispozitat kryesore janë Neni 2 “mbrojtja nga diskriminimi”, neni 6 “e drejta e jetës dhe e mbijeteses”, neni 7 “regjistrimi i fëmijës në lindje”, neni 16 “mbrojtja e jetës private”, neni 19 “mbrojtja nga dhuna”, keqtrajtimi, braktisja, shfrytëzimi”, neni 27 “sigurimi i kushteve të nevojshme të jetesës”.
Aksesuar nga:
https://observator.org.al/wpcontent/uploads/2015/09/Konventa_Europiane_per_te_Drejtat_e_Njeriut.pdf
KDNJ dhe  protokollet e saj shtesë të ratifikuara nga Shteti Shqiptar, janë pjesë e rëndësishme e legjisclacionit tonë të brendshëm. Ato i shërbejnë punonjësit social për njohjen e lirive dhe të drejtave themellore të njeriut. Duke iu referuar nenit 25 të kësaj Konvente, njihet kompetenca e Komisionit Evropian të të Drejtave të Njeriut për të pranuar peticione nga çdo person, organizatë jo qeveritare apo grup personash, që pretendojnë të jenë viktima të një shkelje të të drejtave të garantuara në Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. Një rol të vecantë sipas KED ka  Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut. Punonjesi social mund te kuptoje dhe adresoje rastet qe mund te drejtohen ne GJEDNJ per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut.
Disa nga dispozitat kryesore janë: Nenet 1-18 të cilat parashikojnë respektimin e lirive dhe të drejtave themelore. nenet 19-59 kanë karakter procedural dhe i referohen Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe rolit të Komitetit të Ministrave.
Aksesuar nga:
http://www.magjistratura.edu.al/473-konventa-per-masat-kunder-trafikimit-te-qenieve-njerezore-ligji-nr-9642-20-11-2006.html
Kjo konventë ka për qëllim parandalimin  dhe  luftën  ndaj  trafikimit  të  qenieve  njerëzore,  duke  garantuar barazinë gjinore dhe duke realizuar mbrojtjen  e të  drejtave  të  viktimave  të  trafikimit. Konventa parashikkon  ndërtimin  e  një  kuadri
gjithëpërfshirës  për  mbrojtjen  dhe  ndihmën  për  viktimat  dhe  dëshmitarët,  duke  siguruar hetimin dhe ndjekjen penale efektive. Në cdo rast trafikimi, punonjësi social mund të referohet në këtë konventë për të kuptuar të drejtat e viktimës apo dëshmimtarëve, masat parandaluese, ndjekjen e procesit gjyqësor, shpërblimin e dëmit ndaj viktimave dhe veprimet konkrete që ka si obligim shteti për rehabilitimin e tyre.
 Disa nga dispozitat kryesore janë: Neni 5 “parandalimi i trafikimit”,10 “identifikimi i viktimave”, 12 “ndihma për viktimat”, 16 “riatdhesimi i viktimave”.
Aksesuar nga:
https://www.crca.al/sites/default/files/publications/konventa%20kunder%20tortures%20dhe%20trajtimeve%20a%20denimeve%20te%20tjera%20mizore%20cnjerezore%20ose%20poshteruese%20-%20Shqip.pdf
Instrument ligjor i ratifikuar nga Shteti Shqiptar i cili sjell një interpretim më të gjerë të nenit 5 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe nenit 7 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, të cilat që të dyja, përcaktojnë se askush nuk duhet t’i nënshtrohet torturёs dhe as trajtimeve a dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtёruese. Punonjësi social mund të referohet në këtë konventë në cdo rast të konstatimit të torturës, apo trajtimeve mizore, vecanërisht lidhur me trajtimin e të dënuarve në institucionet e vuajtjes së dënimit apo gjatë qëndrimit në paraburgim.
Disa nga dispozitat kryesore janë: Neni 1 “percaktimi i termit torture” Neni 14 “Çdo shtet palë, në sistemin e vet juridik, i siguron viktimës së një akti të torturës të drejtën për të kërkuar reparacion dhe për t’u dëmshpërblyer me drejtësi dhe në mënyrë adekuate, duke përfshirë mjetet e nevojshme për riaftësim sa më të shpejtë. Në rast të vdekjes së viktimës si pasojë e një veprimi të torturës, ata që kanë pasur pasoja prej saj kanë të drejtë për dëmshpërblim”.Nenet 17-24  i referohen Krijimit të Komitetit Kundër Torturës.
Aksesuar nga: 
http://www.magjistratura.edu.al/media/users/4/Konventa%20kunder%20diskriminimit%20racial.pdf
Shprehja “diskriminim racial”, në këtë Konventё, nёnkupton çdo dallim, pёrjashtim, kufizim, ose preferencё që bazohet në racёn, ngjyrёn, prejardhjen ose origjinёn kombëtare e etnike, që ka për qëllim apo për efekt të shkatёrrojё ose të komprometojё njohjen, gëzimin ose ushtrimin, në kushte barazie, të të drejtave dhe të lirive themelore tё njeriut në fushat politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore ose në çdo fushё tjetër të jetёs publike. Punonjësi social mund të referohet në këtë konventë në cdo rast të konstatimit të diskriminimit racial, të individëve apo  grupeve të ndryshëm, sidomos lidhur me përfitimin e shërbimeve sociale dhe programeve të mbrojtjes.
Disa nga dispozitat kryesore janë: Neni 1 Kuptimi i shprehjes “diskriminim racial”, Neni 5 “shtetet palë zotohen të ndalojnё dhe të eliminojnё diskriminimin racial në të gjitha format e tij dhe të garantojnё të drejtën e secilit për barazi pёrpara ligjit pa dallim race, ngjyre ose origjine etnike ose kombëtare, sidomos lidhur me gëzimin e këtyre tё drejtave, Neni 7 “Shtetet palë zotohen të marrin masa të menjёhershme dhe efektive sidomos në fushat e arsimit, edukimit, kulturёs dhe informacionit për të luftuar kundër paragjykimeve që çojnё drejt diskriminimit racial dhe për të ndihmuar mirёkuptimin, tolerancёn dhe miqёsinё midis kombeve dhe grupeve racore ose etnike, si dhe për të propaganduar qëllimet dhe parimet e Kartёs sё Kombeve të Bashkuara, të Deklaratёs Universale për të Drejtat e Njeriut, të Deklaratës sё Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racial dhe të kёsaj Konvente”.
Aksesuar nga:
https://www.kmd.al/wp-content/uploads/2018/05/1306486683-konventa_minoriteteve.pdf
KMPK është instrument ligjor i miratuar  nga  Këshilli  i Europës, i ratifikuar nga  Shteti Shqiptar. Çdo person që i përket një pakice kombëtare do të ketë të drejtën që të zgjedhë lirisht për t’u trajtuar apo jo si i tillë, dhe nuk do të ketë asnjë disavantazh nga kjo zgjedhje apo nga ushtrimi i të drejtave që lidhen me këtë zgjedhje.
Ky instrument ndihmon punonjësin social në inplementimin e politikave sociale që liidhen me Personat që u përkasin pakicave kombëtare. Ata mund të ushtrojnë të drejtat dhe të gëzojnë liritë që  burojnë prej parimeve të parashikuara në këtë Konventë kuadër, në mënyrë individuale si dhe në bashkësi me të tjerët.
Neni 4 percakton: “Palët angazhohen t’iu garantojnë personave që iu përkasin pakicave kombëtare të drejtën e barazisë para ligjit dhe të mbrojtjes së barabartë nga ligji. Lidhur me këtë, do të ndalohet çdo diskriminim bazuar në përkatësinë në një pakicë kombëtare. 2.Palët angazhohen që të miratojnë, kurdoherë që është e nevojshme, masa të përshtatshme me qëllim që të nxisin, në të gjitha sferat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore, barazi të plotë dhe efektive ndërmjet personave që i përkasin një pakice kombëtare dhe atyre që i përkasin shumicës. Lidhur me këtë, ata do të marrin parasysh në mënyrën e duhur kushtet e veçanta të personave që u përkasin pakicave kombëtare.
Neni 12 percakton: “Palët, kur është e përshtatshme, do të marrin masa në fushën e arsimit dhe studimeve për të nxitur njohjen e kulturës, historisë, gjuhës dhe besimit fetar të pakicave kombëtare të tyre dhe të shumicës.
2.Në këtë kuadër, Palët do të sigurojnë ndër të tjera mundësi të përshtatshme për kualifikimin e mësuesve dhe pajisjen me tekste shkollore, dhe të lehtësojnë kontaktet ndërmjet studentëve dhe mësuesve të komuniteteve të ndryshme.
3.Palët angazhohen të nxisin mundësi të barabarta për ndjekjen e arsimit në të gjitha nivelet për personat që i përkasin pakicave kombëtare”.
Aksesuar nga:
http://www.magjistratura.edu.al/media/users/4/konventa%20182%20e%20ILO.pdf
Kjo konventë ka për qëllim mbrojtjen e fëmijës nga format e rënda të punës dhe sidomos të shfrytëzimit për punë. Punonjësi social mund të referohet në këtë konventë në rastet e konstatimit të fëmijëve që kryejnë punë të rënda me qëllim mbrojtjen e tyre duke trajtuar rastin edhe ligjërisht kur nevojitet ndërhyrja e organeve ligjzbatuese dhe vendimmarrëse.
Neni 3 përcakton  “format më të rënda të punës së fëmijës”. Punonjësi social mund të referohet në cdo rast që nevojitet përcaktimi ligjor dhe parandalimi i shfrytëzimit të fëmijëve për punë.
Aksesuar nga:
https://www.un.org/disabilities/documents/convention/crpd_albanian.pdf
Qëllimi i kësaj Konvente është të nxisë, mbrojë dhe të sigurohet që të gjithë personat me aftësi të kufizuar të gëzojnë plotësisht dhe në mënyrë të barabartë të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të nxisë respektin për dinjitetin e tyre. Personat me aftësi të kufizuar përfshijnë individët me dëmtime fizike, mendore, intelektuale apo shqisore aftagjata të cilat në ndërveprim me barriera të ndryshme mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri njësoj si pjesa tjetër e shoqërisë.
Disa nga dispozitat kryesore janë: Neni 10 “e drejta e jetës”, neni 20 “lëvizshmëria personale”, neni 24 “arsimi”, neni 26 “aftësimi dhe rehabilitimi”,neni 27 “puna dhe punësimi”, Krahas neneve te tjere keta marin një rëndësi të vecantë për punonjësit social duke patur parasysh sfidat dhe problematikat me të cilat përballen më shumë kategoria e personave që kanë nevoja të vecanta ose ndryshe nga të tjerët.
Aksesuar nga:
https://awenetwork.org/wp-content/uploads/2019/05/Konventa-e-Stambollit-1.pdf
Kjo Konventë synon parandalimin e dhunës ndaj gruas, mbrojtjen e saj dhe të viktimave të tjera të dhunes si edhe ndjekjen penale të dhunuesve. Konventa siguron mbrojtje dhe integrim të gruas që është viktimë e dhunës. Në cdo rast të konstatimit të dhunës ndaj grave, punonjësit socialë, krahas instrumenteve të tjerë ligjorë, duhet të referohen në këtë konventë si një mekanizëm kryesor mbrojtës. Disa nga dispozitat kryesore janë
Neni 3 “përcaktimi ligjor i dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”, nenet 12-17 “kapitulli për parandalimin e dhunës”, nenet 18-28 “kapitulli për mbrojtjen dhe mbështetetjen”.
Aksesuar nga:
https://awenetwork.org/deklarata-e-pekinit-dhe-platforma-per-veprim/
Instrument ligjor i cili thekson angazhimin e Qeverisë për ndërmarjen e hapave konkretë për tv siguruar mbrojtje, mbeshtetje për zhvillim dhe integrim të gruas në shoqëri.
Aksesuar nga:
https://rm.coe.int/convention-instrument-sqi/1680a0aea1
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Një instrument i gjallë
Aksesuar nga:
http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/Ahri/AConEliminationAllFormsDiscriminationAgainstWomen.pdf
Për qëllimet e kёsaj Konvente shprehja “diskriminimi ndaj grave” nёnkupton çdo dallim, pёrjashtim ose kufizim që bёhet mbi bazёn e seksit, e që ka për pasojё ose për qëllim të komprometojё ose të asgjёsojё njohjen, gëzimin ose ushtrimin nga gratë, pavarёsisht nga gjendja e tyre martesore, mbi bazën e barazisë sё burrit dhe të gruas, të të drejtave dhe të lirive themelore tё njeriut në fushёn politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, civile ose në çdo fushë tjetër. Punonjësi social mund të referohet në këtë konventë në cdo rast të konstatimmit të cdo forme diskriminimi të grave dhe  vajzave në  Shqipëri. Zbatimi i konventës është detyrim ligjor i cdo  institucioni që ushtron veprimtari që lidhet me individët përfshirë gratë dhe vajzat.
Disa nga dispozitat kryesore jane: Neni 1 Përcaktimi ligjor i termit “diskriminim ndaj grave”, Neni 10 “Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas, me qëllim që t’i sigurohen asaj të drejta të barabarta me burrin nё fushёn e arsimit, kualifikimit prefesional”, Neni 11 “Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në fushёn e zёnies punë”
Neni 16 “Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në të gjitha çёshtjet që kanё tё bёjnё me martesёn dhe me marrёdhёniet familjare”.