Kodi i Familjes është ligji më i rëndësishëm në fushën e marëdhënieve familjare dhe martesore. Njohja e dispozitave të tij i nevojitet punonjësit social për të kuptuar të drejtat dhe detyimet që kanë anëtarët e familjes, bashkëshortët midis tyre dhe në raport me fëmijët, rastet e divorcit, mënyra se si vepron gjykata për përcaktimin e prindit kujdestar pas divorcit dhe aspekte të tjera të zhvillimeve familjare.
Kanë një rëndësi të vecante nenet: 1-6 “parime të pergjithshme” dhe neni 155 “ Para se gjykata te marre një vendim te përkohshëm ose përfundimtar lidhur me mënyrën e ushtrimit te përgjegjësisë prindërore, te drejtës se vizitës ose te besuarit te fëmijës njërit ish bashkëshort, duhet te thërrasë një psikolog ose punonjës social, i cili, para se te japë mendimin, duhet te marre te dhëna për gjendjen materiale dhe morale te familjes, kushtet ne te cilat jetojnë dhe ku është me e përshtatshme te jetoje fëmija. Ne rast se gjykata arrin ne konkluzionin se fëmija, përkohësisht, duhet t’i besohet një personi te trete ose një familjeje kujdestare, duhet te marre mendimin e sektorit te ndihmës dhe shërbimeve sociale pranë bashkise se vendit ku zhvillohet gjykimi”
Njohja e Kodit Penal krahas aspekteve të tjerë, i shërben punonjësit social të njohë dhe kuptojë elmentët e veprës penale. Një rëndësi të vecantë ka kapitulli i “veprave penale të kryera ndaj fëmijëve, martesës dhe familjes” parashikuar në nenet 124-130 të Kodit penal. Rastet më frekuente të referimit të dispozitave të Kodit Penal nga punonjësit socialë lidhen me mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge, mbrojtjen nga shfrytëzimi, keqtrajtimi parashikuar nga neni 124b, raste të trafikimit, (neni 128) apo të dhunës në familje (neni 130a)
Njohja e aspektit procedural ndihmon punonjësin social të kuptojë fazat e hetimit dhe gjykimit, sidomos kur është duke ndjekur raste të personave në gjykim të cilët ai ka në trajtim. Disa nga dispozitat kryesore janë:Neni 4 “prezumimi i pafajsisë”, neni 6 “sigurimi i mbrojtjes” neni 34 “të drejtat e të pandehurit dhe të personit të arresuar ose të ndaluar”, neni 35 “ndihma që i jepet të pandehurit të mitur”, neni 49 “i pandehuri pa mjete te mjaftueshme financiare”, neni 58 “Të drejtat e viktimës së veprës penale”, neni 58/a “Të drejtat e viktimës së mitur”, neni 58/b “Të drejtat e viktimës së abuzuar seksualisht dhe viktimës së trafikimit të qenieve njerëzore”
Këto janë disa prej aspekteve procedurale që lidhen me punën e punonjësit social ne rastet e asistimit të personave që kanë kryer ose janë viktima të veprave penale.
Kodi Civil është ligji që rregullon mosmarëveshjet me karakter pasuror. Ai i shërben punonjësit social për të njohur koncepte të së drejtës civile sidomos në rastet e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë opo të shpërblimit të dëmit material dhe jomaterial, për individët që ka në trajtim.
Disa nga konceptet juridike dhe dispozitat kryesore që lidhen me punën e punonjësit social janë: “Zotësia juridike” nenet 1-4, “e drejta e emrit” neni 5, “zotësia për të vepruar” nenet 6-11, “kuptimi i veprimeve juridike” nenet 79-91, “sendet” nenet 141-148, “Pronësia” nenet 149-198, “shpërblimi i demit” nenet 640-647.
Punojësi social duhet të njohë parimet themelore të procesit gjyqësor dhe fazat e zhvillimit të tij në gjykatë. Procesi procedural ndihmon punonjësin social të kuptojë disa nocione bazë të së drejtës civile psh. si ngrihet një kërkesë-padi dhe cilat janë kushtet formale procedurale të paraqitjes së saj në gjykatë. Punonjesi social mund të jetë pjesë e një gjykimi civil i thirrur nga gjykata si ekspert vlerësues, apo mund të asistojë gjatë gjykimit personin që ka në mbrojtje apo trajtim dhe në këtë rast, njohja e procedurave civile e ndihmon atë të kuptojë mënyrën se si zhvillohet procesi gjyqësor në gjykatë dhe cilat janë detyrat apo veprimet ligjore që mund të ndërmeren në cdo rast rast.
Disa nga aspektet procedurale më të rëndësishme që lidhen me punën e punonjësit social janë: “Parimet themelore të procesit gjyqësor” nenet 1-30, “Padia” nenet 31-34, “Ngritja e padisë” nenet 90-95, “Eksperti dhe ekspertimi” nenet 225-230, “Ankimet dhe mënyra e gjykimit të tyre” nenet 441-452.
Kodi i Punës është ligji kryesor që rregullon marëdhëniet e punës së varur. Ky intrsument i nevojitet punonjësit social të kuptojë parimet themelore të së drejtës së pnnës, elementët e kontratës së punës, rastet e zgjidhjes së kontratës së punës dhe parashikimet ligjore për marëdhënin e punës.
Disa nga dispozitat kryesore qe lidhen me punen e punonjesit social jane:”Te drejtat themelore, ndalimi I punes se detyruar” nenet 8-10 “Mbrojtja e vecante per femijet dhe grate” nenet 98-103.
Kodi i Procedurave Administative rregullon mosmareveshjet qe lindin midis Institucioneve shtetërore dhe subjekteve te tjere dhe individeve. Ne rastet kur Institucionet shteterore nuk veprojnë apo veprojnë në kundërshtim me ligjin per ceshtje te caktuara dhe që nëpërmjet vendimeve të tyre prekin interesat e personave të cilët punonjësi social ka në trajtim, pas ezaurimit të rekursit administrtiv, mund paditen në gjykatën administrative. Njohja e parimeve kryesore dhe procedurave administrative në tërësi, e ndihmojnë punonjësin social të kuptojë hapat administrativë që duhen ndjekur por edhe të adresojë dhe kërkojë detyrimin e institucioneve shtetërorë të veprojnë në mbrojtje të individëve apo grupeve që janë pjesë e politikës së shërbimit social sipas rastit.
Nenet 4-21 “parime të përgjithshme“ kanë një rëndësi të vecantë.
Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur përmban rregullime të posaçme lidhur me përgjegjësinë penale të të miturve, rregulla procedurale lidhur me hetimin, ndjekjen penale, procesin gjyqësor, ekzekutimin e vendimit të dënimit penal, rehabilitimin ose të çdo mase tjetër që përfshin një të mitur në konflikt me ligjin, si dhe një të mitur viktimë dhe/ose dëshmitar të veprës penale. Ky Kod përmban rregullime edhe për të rinjtë nga grupmosha 18 deri në 21 vjeç. Punonjësi social do të referohet në këtë instrument ligjor në cdo rast që ai ndjek lidhur me të miturin dëshmimtar apo hetimin, gjykimin dhe dënimin e të miturve. KDPM synon inplementimin e konceptit të drejtësisë miqësore për të miturit i cili realizohet nëpërmjet bashkëpunimit me institucione të tjerë me qëllim parandalimin e sjelljeve devijante të të miturve dhe rehabilitimin e tyre pas dënimit, nëpërmjet politikave sociale.
Disa nga dispozitat kryesore janë: Neni 35 “Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës lidhur me të miturin dëshmitar dhe viktimë”, nenet 39-42 “Rregulla te vecanta te pyetjes se te miturit”, neni 43 “Masat për të mbrojtur jetën private dhe mirëqenien e të miturve viktima dhe dëshmitarë”, neni 47 “Raporti i vlerësimit individual”, neni 49 “Prania e detyrueshme në veprimet procedurale me të miturit”, neni 62 “Masat alternative të mundshme për shmangien nga ndjekja penale”, neni 63 “Programet e drejtësisë restauruese dhe/ose ndërmjetësimi”, Neni 65 “Këshillimi për të miturin dhe familjen”. Neni 69 “Vendosja nën kujdes e të miturit”, Neni 114 “Kontrolli mjekësor, psikologjik dhe vendosja e përshtatshme në mjedise” Neni 117 “Organizimi i programeve edukuese dhe rehabilituese” Neni 133 “Përgatitja për rikthim pas kryerjes së dënimit”, Neni 134 “Mbështetja pas lirimit”.
Kodi Rrugor i shërben punpnjësit social për njohjen e rregullave të transportit në tërësi por sidomos të parimeve themelorë të ndihmës në raste të emrgjencës.
Disa nga dispozitat kryesore jane: Neni 11 “Shërbimet e policisë rrugore dhe të kontrolleve të tjera në rrugë” Neni 115/1 “Lejedrejtimi për personat me aftësi të kufizuara dhe certifikata e aftësisë profesionale për drejtimin e motomjeteve dhe automjeteve”, Neni 178 “Dokumentacioni i nevojshëm për qarkullim dhe drejtim” Neni 184 “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit” Neni 185 “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e lëndëve droguese” Neni 186 “Qarkullimi dhe pushimi i mjeteve në shërbim të invalidëve”, Neni 187 “Mënyra e veprimit në rast aksidenti”.
Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë ndihmën ekonomike dhe përfitimet për shkak të aftësisë së kufizuar për individët dhe familjet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike, zhvillimin e aftësive e të mundësive personale, ruajtjen e integritetit dhe përfshirjen shoqërore për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike e shoqërore. Ligji gjithashty synon të zbusë varfërinë dhe përjashtimin shoqëror për individët e familjet, si dhe të krijojë mundësi për integrimin e tyre, nëpërmjet sigurimit të një sistemi ndërhyrjesh e shërbimesh për përmirësimin e jetesës së tyre.
Disa nga dispozitat kryesore janë: Neni 6-11 “Përfituesit e asistencës sociale”nenet 12-14 llojet e perfitimit te programeve sociale, Neni 17 “Përfitimi i pagesës nga personat me aftësi të kufizuar” Neni “23 Roli i administratorit shoqëror të njësisë administrative.
Ligji për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve është instrumenti kryesor ligjor i ndërtuar në frymën e Kushtetutës dhe KDF i cili përcakton liritë, të drejtat e fëmijëve, strukturat përgjegjëse për zbatimin e tyre dhe rolin konkret të punonjësve socialë dhe profesionistëve të tjerë për mbrojtjen e fëmijëve. Punonjësi social do të ketë referimin më të gjerë në këtë ligj dhe në aktet nënligjore të miratuara në zbatim të tij, sidomos në rastet e potikave dhe planeve të mbrojtjes së fëmijës.
Disa nga dispozitat kryesore janë: Neni 3 “Përkufizime”, Neni 6 “Zbatimi i interesit më të lartë të fëmijës”, Neni 23 “Mbrojtja nga të gjitha format e dhunës”, Neni 24 “Mbrojtja nga shfrytëzimi ekonomik”, Neni 26 “Mbrojtja nga trafikimi dhe çdo lloj forme e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual”, neni 49 “Njësia për mbrojtjen e fëmijës”, neni 51 “Detyrat e punonjesit për mbrojtjen e fëmijës”, neni 54 “Plani individual i mbrojtjes”, neni 56 “Masa emergjente e mbrojtjes”, neni 62 “Mbrojtja e fëmijës së abuzuar, keqtrajtuar, neglizhuar dhe të dhunuar”.
Ky ligj është një ndër mekanizmat kryesorë që punonjësi social në shërbim do të referohet. Ai ka si qëllim zbatimin e rregullave të qartë për sigurimin dhe ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, të cilat ndihmojnë në mirëqenien dhe përfshirjen shoqërore të individëve e të familjeve që kanë nevojë për kujdes shoqëror. Ligji përcakton llojet e përfitimeve dhe lehtësive, individët dhe grupet e individëve që përmbushin kushtet për të përfituar, si dhe procedurat e kërkimit e të përfitimit të të drejtave të shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe gjithashtu përcakton rolin dhe përgjegjësitë e organeve publike dhe jopublike të ngarkuara me zbatimin e tij.
Disa nga dispozitat kryesore jane: Neni 5 “Kategoritë e përfituesve të shërbimeve të kujdesit shoqëror”, Neni 6 “Përfituesit e shërbimeve të kujdesit shoqëror” Neni 8 “Llojet e shërbimeve të kujdesit shoqëror”, Neni 17 “Strehëzat”, Neni 19 “Trajtimi i fëmijës në situatat e emergjencës”, Neni 20 “Trajtimi i fëmijëve të shfrytëzuarose të trafikuar”, Neni 37 “Roli i punonjësit social të njësisësë qeverisjes vendore”.
Ky ligj rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë në lidhje me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzaninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër. Punonjësi social mund të referohet në këtë intrument në cdo rast që lidhet me
sigurimin e të drejtës së çdo personi për: a) barazi përpara ligjit dhe mbrojtje të barabartë nga ligji; b) barazi të shanseve dhe mundësive për të ushtruar të drejtat, për të gëzuar liritë dhe për të marrë pjesë në jetën publike; c) mbrojtje efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin.
Disa nga dispozitat kryesore janë: Neni 3 “Përkufizimet”, Neni 7 “Mbrojtja nga diskriminimi”, nenet 12-15 “Ndalimi i diskriminimit në punësim”.
Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit mendor, parandalimin e problemeve që lidhen më të, garantimin e të drejtave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për personat me çrregullime të shëndetit mendor.
Disa nga dispozitat kryesore jane: Neni 6 “Të drejtat e personave me çrregullime të shëndetit mendor”, Neni 18 “Shëndeti mendor në institucionet rezidenciale të përkujdesit social”, Neni 29 “Shëndeti mendor në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale”
Ligji parashikon parimet e shërbimit shëndetësor, standardet, kushtet, procedurat dhe mënyren e ofrimit të tij si edhe strukturën e organizimit te sistemit shëndetësor në Shqipëri. Në cdo rast të nevojës për shërbim shëndetësor, punonjësi social duhet të referohet në këtë ligj dhe ndryshimet e tij të vitit 2019, për të garantuar ofrimin e shërbimit shendetësor për të gjithë personat në nevojë.
Disa nga dispozitat kryesore janë: Neni 3 Përkufizime, Neni 9 Kujdesi shëndetësor parësor.
Ky ligj ka për qëllim të garantojë nxitjen dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara për të mundësuar pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në të gjitha sferat e shoqërisë, në kushte të barabarta me të tjerët, duke mundësuar autonominë dhe jetesën e pavarur për të gjithë personat me aftësi të kufizuara, nëpërmjet ofrimit të ndihmës e të mbështetjes. Ligji përcakton përgjegjësinë e të gjitha strukturave publike dhe jopublike, përfshirë organet shtetërore, qendrore dhe vendore, në zbatimin e parimeve të përfshirjes dhe aksesueshmërisë për të zvogëluar, deri në heqje, pengesat për personat me aftësi te kufizuar. Dispozita kryesore janë: Neni 3 “Përkufizime”, Neni 6 “Shërbimet për një jetesë të pavarur” Neni Neni 15 “Organizatat jofitimprurëse me të drejtë për t’u konsultuar”.
Ligji Nr. Nr.9669, datë 18.12.2006 ‘Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’.
Ligji për dhunën në familje është intrument shumë i rëndësishëm ligjor për parandalimin e dhunës në familjje dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës. Ai ka karakter civilo- administrativ. Punonjësi social duhet të njohë parashikimet e ligjit sidomos në rastet e kërkimit të urdhërit të mbrojtjes dhe urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, dhe masat e mbrojtjes që ndërmerr gjykata të parashikuara në nenin 10 të tij. Punonjësi social mund të jetë i pranishëm si gjatë gjykimit për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes por edhe në monitorimin e zbatimit të vendimit të gjykatës. Punonjësi social ka një rol të vecantë në denoncimin e dhunës në familje, koordininim e punës, ndërveprimin dhe bashkëpunimin me institucione të tjerë ligjzbatues dhe të politikave sociale, me qëllim mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave.
Disa nga dispozitat kryesore janë: Neni 3 “Përkufizime” Neni 9 “Subjektet që mund të vënë në dijeni organet përgjegjëse”, Neni 10 “Masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje”, Neni 13 “Subjektet që kanë të drejtën për të kërkuar urdhrin e mbrojtjes”.
Ky ligj njeh punonjësin social me parimet kryesore mbi të cilat bazohet puna e policisë, rastet e bashkëpunimit dhe veprimeve për mbrojtjen e jetës dhe ruajtjen e rendit publik. Në një pjesë të mirë të rasteve të mbrojtjes nga dhuna, nevojitet ndërhyrja e organeve të policisë, të cilët obligohen sipas parimeve të ligjit dhe dispozitave konkrete të tij, që të ofrojnë shërbimin e tyre në bashkëpunim me punonjësin social.
Disa nga dispozitat kryesore janë: Neni 17 “Detyrat”, Neni 75 “Trajtimi i familjarëve të punonjësve që humbin jetën për shkak të detyrës”, Nenet 76-84 “Bashkëpunimi me komunitetin dhe subjektet e tjera” Neni 89 “Detyrime të tjera” Neni 122 “Masat mbrojtëse”.
Ky ligj i nevojitet punonjësit social për të kuptuar parimet kryesorë, procedurat e birësimit, rolin dhe funksionet e Komitet Kombëtar të Birësimit dhe rastet që trajtohen në gjykatë për birësimin e fëmijëve. Në cdo rast të miratimit të birësimit, parimi i interesit më të lartë të fëmijës duhet të jetë konsideratë parësore.
Disa nga dispozitat kryesore janë: Neni 15 “Mendimi/pëlqimi i fëmijës që birësohet”, Neni 18 “Dokumentacioni i aplikantit birësues”, Neni 22 “Dokumentacioni i fëmijës që do të birësohet”, Neni 23 “Përparësia në birësim”.
Ligji për azilin ndihmon punonjësin social të njohë të drejtat e azilantëve, parimet dhe procedurat që ndiqen për azilantët në vendin tonë.
Disa nga dispozitat kryesore janë: Neni 3 “Përkufizime”, Neni 4 “E drejta për azil”, Neni 6 “Parimi i moskthimit”, Neni 11 “Ndalimi i azilkërkuesve”, Neni 16 “I mituri i pashoqëruar”, Neni 30 “Të drejtat e azilkërkuesve”, Neni 32 “Qendra pritëse për azilkërkuesit”, nenet 48-62 “Të drejtat e refugjatëve” Neni 68 “Mbrojtja e përkohshme”.
Ky instrument njeh punonjësin social me parashkimet ligjore për të drejtën e përfitimit të trajtimit të vecantë të familjeve të punonjësve të policisë, gardës së republikës, shërbimit informativ, atij zjarrëfikës dhe të ushtarakëve që kanë humbur jetën gjatë apo për shkak të detyrës. Ligji parashikon modalitetet dhe mënyrat e trajtimit të familjarëve. Neni 2 dhe 3 përcaktojnë përfitimin e pensionit për familjarët përfitues.
Objekti i këtij ligji është kuptimi dhe përbërësit e gjendjes civile të shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj dhe të personave pa shtetësi, me banim të përkohshëm/të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, përcaktimi i rregullave për hedhjen, ruajtjen dhe ndryshimin e tyre, si dhe organizimi e funksionimi i shërbimit të gjendjes civile në Republikën e Shqipërisë. Një aspekt me rëndësi për punonjësin social është detyrimi për regjistrimin e fëmijëve të porsalindur.
Disa nga dispozitat kryesore janë: Neni 3 “Karakteri personal i të dhënave”, nenet 38-45 “Regjistrimi i aktit të lindjes”.
Ky ligj vjen në zbatim dhe në frymën e Kushtetutës dhe të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës. Ai përcakton të drejtat e fëmijëve për arsim. Njohja e aspekteve ligjorë në realizimin e këtyre të drejtave, ndihmon punonjësin social në qasjen e tij profesionale gjatë shërbimit në politikat mbrojtëse të fëmijëve. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i parimeve bazë për strukturën, veprimtarinë dhe qeverisjen e sistemit arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë.
Disa nga dispozitat kryesore të ligjit janë: Neni 2 Përkufizime, neni 6 Parime të përgjithshme, Neni 61 “Të drejtat dhe detyrat e nxënësit”, Neni 62 “Të drejtat dhe detyrat e prindërve”, nenet 63-65 “arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar”.
Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë ndihmën dhe shërbimet shoqërore për individët dhe grupet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike, zhvillimin e aftësive dhe të mundësive personale dhe ruajtjen e integritetit për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike e shoqërore.
Nëpërmjet njohjes së dispozitave të këtij ligji, punnjësi social do të ketë një panoramë të qartë të politikave që duhen kryer për zbutjen varfërisë dhe përjashtimin shoqëror për individët dhe familjet, si dhe për të krijimin e mundësive për integrimin e tyre, nëpërmjet sigurimit të një sistemi ndërhyrjesh e shërbimesh për përmirësimin e jetesës. Puonjësi soocial do të njohë kategoritë, që përfitojnë ndihmën ekonomike dhe shërbimet shoqërore.
Disa nga dispozitat kryesore janë: Neni 3 “Parimet bazë, mbi të cilat funksionon skema e ndihmës dhe e shërbimeve shoqërore” neni 4 “Përkufizime”, nenet 5-9 “përfituesit e ndihmës dhe shërbimit shoqeror”, nenet 10-18 “llojet e përfitimit të ndihmës ekonomike dhe shërbimeve shoqërore”. Neni 31 “Administratorët shoqërorë në bashki/komuna”.
Ky ligj përcakton kriteret për përfitimin e statusit të jetimit, përfitimet ligjore dhe procedurat për realizimin e kujdestarisë për fëmijët jetim.
Ligji përcakton se përfitojnë statusin e jetimit personat me moshë nga 0-25 vjeç, që kanë kaluar ose jo nëpër institucione shtetërore a private të përkujdesit shoqëror dhe që plotësojnë këto kritere:
a) të lindurit jashtë martese.
b) që nuk kanë gjallë asnjërin nga prindërit.
c) të cilëve me vendim të formës së prere të gjykatës u është hequr e drejta prindërore e të dy prindërve ose u është hequr e drejta prindërore për njërin prind dhe prindi tjetër nuk jeton.
d) që braktisen nga të dy prindërit dhe nuk u njihet identiteti i tyre.
Njohja e kritereve dhe përfitimeve ligjorë do të ndihmojë punonjësit socialë të realizojnë me sukses politikat e mbrojtjes për këtë kategori.
Disa nga dispozitat kryesore përcaktojnë: Neni 9 “Shërbimi shëndetësor, shërbimi dentar dhe medikamentet për jetimët, të cilët nuk janë në marrëdhënie pune, sigurohen falas nga shteti” Neni 12 “Punësimi i jetimëve bëhet me përparësi nga zyrat e punës e përkujdesjes sociale”. Neni 13 “Jetimët e punësuar trajtohen me përparësi nga punëdhënësi, duke krijuar mundësi për mbajtjen në punë gjatë procesit të shkurtimit të veprimtarisë”.
Ky ligj përcakton format, kushtet, procedurën dhe rregullat për organizimin dhe administrimin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti, me qëllim mbrojtjen e të drejtave themelore të individit dhe të interesave të ligjshëm të tij.
Ky ligj ka si qëllim: a) të krijojë një sistem për organizimin dhe ofrimin e ndihmës juridike falas për të siguruar akses të barabartë të të gjithë individëve në sistemin e drejtësisë; b) të sigurojë mirorganizimin, miradministrimin dhe mirëfunksionimin e institucioneve shtetërore përgjegjëse për administrimin e ndihmës juridike; c) të sigurojë ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike në mënyrë profesionale, cilësore, efiçente dhe efektive. Në cdo rast të nevojës për ndihmë ligjore për personat të cilët po asistohen nga puunonjësi social, mund të referohen në organet që mundësojnë ndihmën sipas ligjit.
Disa nga dispozitat kryesore janë: Neni 3 “Përkufizime”, Neni 4 “Parimet e ndihmës juridike”, nenet 10-12 “përfituesit e ndihmës juridike të garantuar nga shteti”, Neni 15” Dhënia e ndihmës juridike parësore nga organizatat jofitimprurëse”.
Ky ligj rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcakton funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e tyre e të organeve përkatëse. Në ligj përcaktohen edhe funksnet e ndihmës shoqërore përfshirë shërbimet që ofrohen nga pushteti lokal si; sektorët e ndihmës ekonomike, njësitë për mbrojtjen e fëmijës dhe shërbimet sociale. Punonjësit kanë një rrol të vecantë në inplementimin e shërbimeve soiale që parashikohen në ligj.
Disa nga dispozitat kryesore janë: Neni 2 “Përkufizime”, Neni 16 “Konsultimi publik në njësitë e vetëqeverisjes vendore”, Neni 24 “Funksionet e bashkive në fushën e shërbimeve sociale”.
Ky vendim vjen në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 34, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”
Ai përcakton format e bashkëpunimit dhe koordinimit të punës midis Agjensisë Shtetërore për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmmijës dhe organizatave joqeveritare. Punonjësit socialë do të kenë një tabllo të qartë lidhur me funksionimin e politikave të mbrojtjes dhe mënyrën e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllimm rritjen e nivelit të efikasitetit dhe eficiencës së shërbimeve.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 34, pika 5, e 38, pika 4, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës, ky vendim përcakton rregullat për bashkërendimin e veprimtarisë ndërmjet mekanizmave këshillimorë dhe koordinues institucionalë dhe strukturave në nivel qendror e vendor, për çështjet që lidhen me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës.
Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 52, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”. Ai përcakton miratimin e rregullave të funksionimit të grupi teknik, ndërsektorial për mbrojtjen e fëmijëve, pranë bashkive apo njësive administrative, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”. Ai përcakton llojet, mënyrën e shkëmbimit e të përpunimit të informacionit dhe të dhënave statistikore, të kërkuara nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës pranë strukturave shtetërore përgjegjëse, në nivel qendror e vendor.
Vendimi është marrë në bazë dhe në plotësim të nenit 69 të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”. Ai përcakton procedurat e kryerjes së kontrollit dhe monitorimit nga ASHDMF ndaj institucioneve të ngarkuar me ligj nën varësinë saj, që kryejnë shërbime për mbrojtjen e fëmijës. Agjensia ka të dejtën e vendosjes së sanksioneve sipas përcaktimit në nenin 69 të ligjit.
Vendimi është miratuar në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 54, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”
Ai përcakton miratimin e procedurave të referimit e të menaxhimit të rastit, hartimin dhe përmbajtjen e planit individual të mbrojtjes, financimin e shpenzimeve për zbatimin e tij, si dhe zbatimin e masave të mbrojtjes. Aspekti procedural dhe përmbajtja e planit individual janë modalitete të rëndësishëm në punën e punonjësit social në shërbim. Ato shërbejnë jo vetëm në unifikimin e praktikës së punës por edhe në përcaktimin e kritereve profesionale që duhen ndjekur.
Ky vendim vjen në zbatim të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” dhe të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës. Në të përcaktohen rregullat për kthimin e riatdhesimin e fëmijës i cili është lënë qëllimisht nga prindërit në vende të tjera me qëllim qëndrimi në këto vende por edhe të rasteve të largimit të fëmijëve jashtë vendit ku ekziston risku i shfrytëzimit, keqtrajtimit apo trafikimit të fëmijës nga individë apo grupe kriminale. Punonjësit socialë do të njohin procedurat e kthimit dhe procesin e bashkërendimit të punës midis institucioneve të vendeve respektivë me qëllim kthimin dhe riatdhesimin e fëmijës.
Ky vendim vjen në zbatim të ligjit nr 121/2016 “Për shërbimmet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”. Ai përcakton kriteret dhe procedurat për përfitimin e shërbimit shoqëroror të kategorive të përcaktuara në ligj.
Ky vendim vjen në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 24, të ligjit nr. 121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë
Ai përcakton kriteret, dokumentacionin dhe procedurat për evidentimin e familjes kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror dhe masën e financimit për fëmijën e vendosur në familje kujdestare. Sipas këtij vendimi, shërbimi i përkujdesjes alternative për fëmijë në familje kujdestare përfshin identifikimin e familjes kujdestare, informimin dhe trajnimin e familjes kujdestare, vlerësimin e familjes kujdestare, të fëmijës që do të vendoset në familjen kujdestare dhe të familjes së tij biologjike.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 65, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës“, ky vendim rregullon veprimtarinë e strukturave për mbrojtjen e fëmijës, për trajtimin e fëmijës, që është nën moshën për përgjegjësi penale dhe që dyshohet apo ka kryer një vepër penale.
Parashikimet e këtij vendimi janë të detyrueshme për të gjithë mekanizmat këshillimorë dhe koordinues institucionalë dhe strukturat për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës, në nivel qendror dhe vendor, sipas paragrafëve 2, 3 dhe 4, të nenit 34, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”. Institucionet publike apo private, organizatat jofitimprurëse dhe të gjithë personat e tjerë, të cilët kanë për detyrë funksionale, profesionale, kontraktuale apo ligjore të kryejnë referim, menaxhim, koordinim apo të ofrojnë një shërbim për fëmijët në nevojë për mbrojtje duhet të zbatjnë rregullat e përcaktuara në këtë VKM.
Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr. 10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, dhe të pikës 5, të nenit 29, të ligjit nr. 121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë. Ai ka për qëllim vënien në funksionim të Regjistrit Elektronik Kombëtar për regjistrimin dhe administrimin e të dhënave të rasteve, individëve/familjeve në nevojë për të përfituar shërbime të kujdesit shoqëror Baza e të dhënave të Regjistrit Elektronik Kombëtar të Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror administrohet e përditësohet nga Shërbimi Social Shtetëror, si institucioni administrues, në kuptim të ligjit nr. 10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, dhe aksesohet nga të gjitha njësitë e qeverisjes vendore në nivel bashkie e qarku. Regjistri Elektronik Kombëtar i Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror shërben për ndërtimin e një mekanizmi funksional të referimit, ndjekjes, monitorimit dhe vlerësimit të rastit, identifikimin e rasteve, këshillimin dhe hartimin e planeve individuale të përkujdesjes nga njësia e vlerësimit të nevojave dhe referimit të rastit, në përputhje me ligjin e shërbimeve të kujdesit shoqëror.
Ky vendim vjen në mbështetje të neni 35, pika 8 të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës“ dhe përcakton mënyrën e funksionimit të Këshillit KKDMF bazuar në rregulloren e miratuar.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7 të nenit 8 të ligjit nr.9669, datë
18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar mekanizmi i bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare përbën një qasje të organizuar dhe profesionale në luftën ndaj dhunës në familje. Mekanizmi përbëhet nga: Komitetet drejtuese për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve të autoriteteve përgjegjëse, në nivel vendor, dhe referimin e rasteve të dhunës në familje,ekipet teknike ndërdisiplinore dhe Koordinatorët vendorë për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 8920, datë 11.7.2002, “Për ratifikimin e “Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar” dhe dy protokolleve shtesë të saj”, si dhe të ligjit nr. 9642, datë 20.11.2006, “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës ‘Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore, vjen dhe miratimi i procedurave standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit. Miratimi i procedurave standarde ka për qëllim kryesor mbrojtjen, përfshirë identifikimin në kohën dhe mënyrën e duhur të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, të rritur apo fëmijë, shqiptarë, të huaj apo persona pa shtetësi, për të gjithë llojet e shfrytëzimit, të trafikimit të brendshëm apo ndërkombëtar, të lidhur apo jo me krimin e organizuar. Një aspekt i rëndësishëm për punnjësin social është identifikimi formal dhe planifikimi për mbështetje dhe integrim i viktimave apo viktimave të mundshmte të trafikimit.