Miratohet “Strategjia Kombetare per Barazine Gjinore 2021-2030 me VKM Nr. 400/ datë 30.06.2021 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për barazinë gjinore 2021-2030, dhe Planit të saj të Veprimit”.
 
Ju mund të njiheni me këtë dokument të rëndësishëm botuar në 📄fletoren zyrtare Nr.112, datë 15.07.2021 në linkun e mëposhtëm ⬇️ ose ne rubriken Politika dhe Strategji ne platformen tone.
 
https://qbz.gov.al/eli/fz/2021/112

QBZ – Qendra e Botimeve Zyrtare
AUTUMN SCHOOL
Intensive International Course
Building competencies and awareness on the international protection of girl children affected by armed conflict
Organized by the Universities Network for Children in Armed Conflict
with the support of the Italian Ministry of Foreign Affairs and International Cooperation
4 – 19 October 2021
 
 
NJOFTIM
Për të gjithë punonjësit social, që nuk janë regjistruar në regjistrin e Urdhrit të Punonjësve Social të Republikës së Shqipërisë
 
Në zbatim të ligjit Nr. 163/2014 “Për Urdhrin e Punonjësve Social në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, është ngritur Komisioni i Përkohshëm i Urdhrit të Punonjësve Social. Ky komision do të bëjë të mundur regjistrimin e anëtarëve të Urdhrit, sipas kritereve të përcaktuara në nenin 8, të ligjit Nr. 163/2014 , i ndryshuar;
 
Ftohen të gjithë punonjësit social, të cilët nuk janë regjistruar në thirrjen e parë për regjistrimin paraprak, në periudhën 26 tetor-25 nëntor 2016, të fillojnë procedurat e regjistrimit si anëtarë të Urdhrit të Punojësve Social, sipas kritereve të përcaktuara në ligj.
 
Të interesuarit duhet të paraqiten pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kati parë, ora 09:00-15:00 nga data 14 -25 qershor 2021, për të dorëzuar dokumentat si më poshtë:
 
 
1. Kopje e diplomës së punonjësit social, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë. (Kërkesa minimale për formimin dhe kualifikimet profesionale për punonjësit socialë është që të ketë përfunduar 2 cikle studime në Punë Sociale, brenda ose jashtë vendit)
 
2.Certifikata e gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)
 
3.Deklaratë personale
 
4.Kopje e kartës së identitetit
 
Për shtetasit e huaj të cilët duan të ushtrojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë:
 
1. Shtetasit e huaj, për ushtrimin e profesionit të punonjësit social në Republikën e Shqipërisë, detyrohen të anëtarësohen paraprakisht në Urdhrin e Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë, duke dorëzuar dokumentat e mëposhtme
 
a. njohjen e diplomës dhe çertifikatave të specializimeve të kryera prej tij;
 
b. një rekomandim nga një specialist vendas i së njëjtës fushë, anëtar i Urdhrit të Punonjësve Social.
 
c. lejen e qëndrimit dhe të punës në Republikën e Shqipërisë;
 
d. certifikatën e mirësjelljes (Good Standing Certificate) nga Urdhri/Dhoma apo Shoqata e Punonjësve Socialë të vendit të vet, ku vërtetohet se është i regjistruar, e ushtron profesionin dhe se nuk ka marrë masa ndëshkimore;
 
Për informacion më të detajuar, mund të drejtoheni pranë:
 
Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
 
Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti Tiranë;
 
Departamentit të Shkenca Sociale, Fakulteti i Shkencave të Edukimit- Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan;
 
Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Aleksander Moisiu”, Kampusi i ri Spitallë, Durrës;
 
Departamentit të Psikologjisë dhe Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave të Edukimit- Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
 
 
Kërkimi shkencor nuk mbaron kurrë!
***
AADF nëpërmjet projektit Clean Score shpall “Konkursin Kombëtar të Punimeve Shkencore” për fushat:
1. Arsim dhe Lidership 🏫
2. Sipërmarrje dhe Ekonomi 📈
3. Turizëm Kulturor dhe Eko-turizëm 🏔
 
***
📚 CleanScore ka mundësuar për universitetet publike partnere qasjen në një nga libraritë digjitale më të mëdha në botë JSTOR – http://www.jstor.org.
JSTOR iu mundëson studentëve, stafit pedagogjik dhe hulumtuesve të fushave të ndryshme material në disiplinat dhe fushat e tyre të interesit.
📄 Për të nxitur kërkimin shkencor cilësor, si dhe përdorimin e libraries digjitale JSTOR, CleanScore ka ndërmarrë iniciativën për të zhvilluar “Konkursin Kombëtar të PunimeveN Kërkimore”.
Të gjitha punimet e dorëzuara do të vlerësohen edhe nëpërmjet sistemit për identifikimin e plagjiaturës 
www.akademia.al. Pjesëmarrja në këtë konkurs është e hapur vetëm për studentët që ndjekin aktualisht një program studimi në një nga universitetet partnere të CleanScore.
🏆
Çmimet për fituesit:
* Vendi i parë – 30.000 Lekë
* 2 vende të dyta – 15.000 Lekë
* 3 vende të treta – 10.000 Lekë
 
🗓
Afati i dorëzimit: 26 Prill – 10 Qershor
Për më shumë informacion vizitoni faqen web të CleanScore.
Kriteret

Në kuadër të projektit CleanScore, AADF finalizoi financimin e një nismë të re nëpërmjet  marrëveshjes së abonimit në JSTOR për Universitetin e Tiranës.
JSTOR u krijua në 1994 nga William G. Bowen për t’i ardhur në ndihmë bibliotekave dhe botuesve akademikë të kthenin punimet e tyre nga letra në format digjitale dhe për t’i ruajtur ato për brezat e ardhshëm.
Kjo platformë digjitale i jep mundësinë stafit akademik dhe studentëve të hulumtojnë në shumë fusha studimore dhe iu ofron një qasje në miliona artikuj, revista shkencore, libra referimi në disiplina si: art, shkencë, shkenca humane, biznes dhe teknologji, zhvillim i qëndrueshëm, trashëgimi kulturore, ekologji dhe botanikë, etj.
JSTOR është një platformë e thjeshtë në përdorim e do të ndihmojë në:
– kërkime shkencore
– përmirësimin e kurrikulave mësimore
– mundësinë e pjesëmarrjes në konferenca e konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare
Për të hyrë në JSTOR:
1.Brenda rrjetit të brendshëm të fakultetit (në ambientet e fakultetit)
–  lidhuni me wifi-n /internetin e fakultetit.
– Vizitoni https://www.jstor.org
2.Jashtë rrjetit të brendshëm të fakultetit (jashtë ambienteve të fakultetit)
– Instaloni Mozilla Firefox
– Hyni në llogarinë tuaj Office 365 të krijuar nga UT
-Hapni me Mozilla Firefox adresën https://unitiredu.sharepoint.com/sites/BibliotekaOnline
– Në faqen BibliotekaOnline klikoni linkun e JSTOR – https://www.jstor.org
Manual_JSTOR