Aksesuar nga: https://keshillikonsultativ.qeverisjavendore.gov.al/wp-content/uploads/2019/11/14.-Dokumenti-strategjia-e-mbrojtjes-sociale-4-nentor-2019-converted-merged.pdf
Kjo strategji eshte ne vashden e strategjise se meparshme e vitit 2015-2020. Ajo synon të përmirësojë mirëqenien fizike, shoqërore dhe ekonomike të individëve, fëmijëve dhe familjeve, veçanërisht të atyre në kushte sociale ose ekonomikisht të pafavorizuara, duke garantuar shanse të barabarta dhe parimet e drejtësisë sociale. Strategjia synon reduktimin e varfërisë, sidomos varfërinë ekstreme, duke garantuar një jetesë dinjitoze për familjet/individin dhe fëmijët.
Punonjesit sociale mund te referohen ne kete strategji per te kuptuar me mire planin kombetar per mbrojtjen sociale dhe fazat e zhvillimit ne cdo aspekt, shoqeruasr me veprimet konkrete te institucioneve respektive. Strategjia I kushton nje rendesi te vecante familjes, sigurimin e asistences sociale, mbeshtetjen per personat ne nevoje, mekanizmat e punesimit
Srategjia percakton Politiken më te re te Qeverisë në drejtim të nxitjes së lindshmërisë dhe akordimit të ndihmës së menjëhershme financiare për nënat me foshnja të porsalindura. Gjithashtu ne Strategji perfshihen paketa mbështetëse me subvensione shtesë/ bonuse për vaksinimin dhe arsimimin e fëmijëve, si dhe ofrimi i paketës së ndihmës në natyrë tregon vëmendjen e shtuar për të asistuar familjen në tërësi duke integruar të gjitha llojet e shërbimeve publike. Risi e kësaj strategjie është reformimi i parimeve dhe sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, duke propozuar një model të ri multidisiplinor bio-psiko-social i bazuar në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vlerësimin në tërësi të nevojave të individit, i rritur apo fëmijë, me aftësi të kufizuar dhe jo duke u fokusuar vetëm në diagnostikimin e tyre. Lidhja midis “shërbimeve shëndetësore” dhe “shërbimeve sociale” lejon trajtimin multidisiplinar për individin dhe familjen e tij / saj.
Aksesuar nga: http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:541:19.09.2018
Miratuar me VKM Nr. 541, datë 19.9.2018, Strategjia e Drejtësisë për të Miturit 2017-2020 në Republikën e Shqipërisë ka për qëllim promovimin dhe mbrojtjen më efektive të të drejtave dhe nevojave në proceset gjyqësore dhe alternativat e procedurave, për të miturit në konflikt me ligjin, viktima, dëshmitar të veprave penale, të miturit nën moshë për tu ndjekur penalisht dhe të miturit pjesëmarrës në proceset gjyqësore administrative apo civile. Strategjia do të ralizohet nëpërmjet implementimit të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të së drejtave të fëmijëve dhe do të përmbaj një qasje ndërdisiplinore, që do të integrohet me të gjithë dokumentet e tjera ekzistuese kombëtare, e shoqëruar me aktivitete konkrete. Strategjia përmban të dhëna nga raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, analizat përkatëse dhe planin e veprimit.
Aksesuar nga: http://femijet.gov.al/al/wp-content/uploads/2017/06/Agjenda-kombetare-per-te-drejtat-e-femijeve.pdf
AKDF përfshin aktivite dhe insentiva në nivel kombëtar  për përmirësimin e standardeve në zbatimin e të drejtave të fëmijës. Axhenda shërben për informimin lidhur me proceset e zhvilluara në kuadër të mbrojtjes dhe realizimit të të drejtave të fëmijës.
Aksesuar nga: http://www.punetebrendshme.gov.al/wp-content/uploads/2019/12/VKM-nr.-770-date-26.12.2018-Plani-Kombetar-i-Veprimit-2018-2020-1-1.pdf
Trafikimi i personave parashikohet  nga neni 110/a i Kodit Penal dhe trafikimi i  të miturve nga  neni 128/b i Koditi Penal.  Plani kombëtar parashikon strategjitë, bashkërendimin, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve të përfshirë në luftën kunndër trafikimit dhe në rehabilitimin e viktimave të tij.
Aksesuar nga: http://arsimi.gov.al/wpcontent/uploads/2018/07/Strategji_APU_dokumenti_perfundimtar_24_03_2015-1.pdf
Kjo strategji synon zhvillimin dhe rritjen e nivelit të arsimit parauniversitar. Si objektiva të politikës, në këtë strategji përcaktohen: përmirësimi i qeverisjes, i udhëheqjes dhe i kapaciteteve menaxhuese të burimeve të SAPU-së, nxënia gjithëpërfshirëse  dhe cilësore, sigurimi i cilësisë së arritjeve bazuar në standarde të krahasueshme me vendet e BE-së. Në këtë strategji  parashikohet edhe përgatitja dhe zhvillimi profesional bashkëkohor i mësuesve dhe i drejtuesve të institucioneve të arsimit parauniversitar.
Aksesuar nga: http://financa.gov.al/wp-content/uploads/2018/06/Strategjia_Kombetare_per_Punesim_dhe_Aftesi_Plani_Veprimit.pdf
Kjo strategji paraqet një  tablo të sfidave dhe zhvillimit të punësimit në vend si  edhe objektivat për rritjen e mundësive dhe realizimin e një qasje praktike të punësimit duke rritur kapacitetet dhe afësitë për përshtatjen e punëkërkuesve me tregun e punës.  Ajo  i shërben punonjësit social për shfrytëzimin e te dhënave statistikore por edhe njohjen e praktikave, mundësive reale dhe instrumentët që duhen përdorur për punësim dhe aftësi për individët apo grupet në nevojë.
Aksesuar nga: https://www.un.org.al/sites/default/files/plani%20kombetar%20i%20veprimit%20per%20rinine%202015-2020_Shqip.pdf
Miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 383,datë 6 maj 2015, nëpërmjet planit Kombëtar të Veprimit synohet nxitja dhe pjesëmarrja e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe demokratike, rritja e punësimit të të rinjve përmes politikave efektive të tregut të punës, shëndeti, mjedisi dhe fuqizimi i kulturës sportive, edukimi i të rinjve, mbrojtja sociale, kultura dhe vullnetarizmi.
Aksesuar nga: http://www.mbrojtja.gov.al/index.php/politikat-e-sigurise-2/dokumente-strategjike/1816-strategjia-kombetare-per-zhvillim-dhe-integrim-2015-2020
Kjo strategji synon nxitjen e ritmeve të zhvillimit të vendit, duke gjeneruar rritje ekonomike të qëndrueshme, përmes një stabiliteti makroekonomik dhe financiar Gjithashtu ajo parashikon rritjen e standardeve që u shërbejnë qytetarëve, rritjes së mirëqenies dhe sigurimit të mbrojtjes së të drejtave të tyre. Punppnjësit socialë mund të njohin veprimet konkrete që i shërbejnë përmirësimit të standardeve të shërbimeve sociale.
Aksesuar nga: https://awenetwork.org/ligje-dhe-konventa
Kjo strategji shërben për ndërtimin një shoqërie të mundësive të barabarta në të cilën nevojat e grave dhe burrave merren në konsideratë dhe trajtohen në mënyrë të barabartë. Gratë dhe vajzat respektohen, mbrohen, nxiten e mbështeten për të ecur përpara njëlloj si dhe burrat dhe djemtë bazuar në partimet e barazisë dhe mosdiskriminimit. Në strategji përcaktohen edhe veprimet kundër dhunës në familje.
Aksesuar nga: https://www.undp.org/content/dam/albania/docs/PAK%20shqip.pdf
Qëllimi i këtij Plani Veprimi të Qeverisë shqiptare është të nxisë përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqërinë shqiptare, të parandalojë diskriminimin dhe të eliminojë pengesat për të pasur akses në shërbimet publike dhe realizimin e të drejtave të tyre Krahas konventes, ligjit dhe instrumenteve të tjerë mbrojtës, punojësi social mund të referohet në këtë plan veprimi për të kuptuar më mirë nevojat, mundësitë, dhe hapat konkretë që duhen ndërmarë për realizimin e të drejtave te personave me aftësi të kufizuar
“Aftësi më të larta dhe punë më të mirë
për të gjithë, femrat dhe meshkujt.”
Aksesuar nga: https://financa.gov.al/wp-content/uploads/2020/10/Publikim_AL_Strategjia-Komb%c3%abtare-p%c3%abr-Pun%c3%absim-dhe-Aft%c3%absi-2019-2022.pdf
 
Plani Kombetar i Moshimit Narrativ 
Plani Kombetar i Moshimit me Buxhet
Aksesuar nga: http://www.sherbimisocial.gov.al/strategji-dhe-manuale/