Mirësevini në platformën Sociale.al

Kush jemi

Platforma për Mbrojtjen dhe Shërbimet Sociale në Shqipëri është ndërtuar në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të punonjësve socialë që punojnë në fushën e shërbimeve sociale dhe përmirësimi i edukimit në Punë Sociale në Shqipëri”. Projekti zbatohet nga Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, dhe mbështetet nga UNICEF Shqipëri në kuadër të programit Leave No One Behind, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

PËRDORUES
0 +
Kurse
14 0 +
PËRVOJË
0 vjet

Aktivitetet kryesore të projektit

Këndi digjital

Mirësevini në “KËNDI DIGJITAL” – Hapësirë e Profesionistëve

Këndi Digjital është një hapësirë online e dedikuar për profesionisitët e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale e krijuar nga Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës me mbështetjen e zyrës së Unicef Shqipëri. 

SOCIALE.AL

Mbrojtja dhe përkujdesi shoqëror

RRITJA E KAPACITETEVE TË PUNONJËSVE SOCIALË NË FUSHËN E SHËRBIMEVE SOCIALE DHE PËRMIRËSIMI I EDUKIMIT NË PUNË SOCIALE

Mbrojtja dhe përkujdesi shoqëror

Evente dhe Njoftime

Standardet, dokumentet dhe njoftimet më të fundit për profesionistët e shërbimeve sociale.

Të gjitha njoftimet

Standardet për personat e trafikuar ose në rrezik trafikimi

Standardet për qendrat e trajtimit të fëmijëve viktima ose dëshmitarë të abuzimit seksual dhe formave të rënda të dhunës

Standardet minimale për strehëzat emergjente për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje

Informacion i përgjithshëm

Çdo gjë që ju nevojitet

Platforma Sociale.al është krijuar për t’ju ofruar gjithçka që ju nevojitet si profesionistë në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale: një pikë e vetme referimi me burime të besueshme, informacion të përditësuar dhe mbështetje për zhvillimin tuaj profesional.

Çfarë ofron platforma Sociale.al?
  • Informacion të përditësuar mbi politikat, ligjet, standardet dhe protokollet në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale;
  • manuale pune, materiale trajnimi dhe burime të tjera profesionale;
  • njoftime për trajnime dhe aktivitete që mbështesin zhvillimin profesional të punonjësve socialë;
  • të dhëna mbi institucionet dhe organizatat që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale në Shqipëri;
  • studime dhe publikime në këtë fushë, në mbështetje të formimit akademik dhe praktik.

Përmes saj, profesionistët mund të ndërlidhen me kolegë, të marrin mbështetje nga ekspertë dhe të kenë akses në një dosje të unifikuar të burimeve ligjore dhe normative. Platforma është gjithashtu një mjet edukimi: përfshin module trajnimi online, seanca supervizimi dhe mbështet zhvillimin e kurrikulës universitare në Punë Sociale.

Si mund të përfitoj si profesionist nga platforma?

Si profesionist, mund të përfitoni duke:

  • aksesuar manuale dhe udhëzues praktikë për punën tuaj të përditshme;
  • ndjekur trajnime online për përmirësimin e njohurive dhe aftësive;
  • përdorur platformën si mjet mbështetjeje nga kolegë dhe ekspertë;
  • qenë në kontakt me zhvillimet më të fundit në këtë fushë.
Çfarë duhet të bëj për t’u bërë pjesë e platformës?

Mjafton të regjistroheni në platformë. Procesi është i thjeshtë dhe kërkon vetëm disa të dhëna bazë profesionale. Pas regjistrimit, do të keni akses në përmbajtje të personalizuar dhe në aktivitete të ndryshme për zhvillimin profesional.

A ofron platforma certifikime apo kreditime për trajnimet?

Po. Trajnimet online të ofruara përmes platformës përfundojnë me certifikata pjesëmarrjeje dhe, në disa raste, me kreditim profesional, sipas rregullave në fuqi për profesionet e ndihmës sociale. Për çdo trajnim jepet informacion mbi vlerësimin dhe mënyrën e marrjes së certifikatës.

A mund të bëhem pjesë e një rrjeti të punonjësve socialë?

Po. Platforma synon krijimin e një komuniteti profesionistësh në fushën e punës sociale, ku mund të bashkëpunoni me kolegë nga institucione të ndryshme, të ndani përvoja dhe të merrni mbështetje për sfidat e përditshme. Janë planifikuar gjithashtu seanca supervizimi dhe diskutime tematike online.

A ka platforma informacion për studime dhe kërkime?

Po. Në platformë publikohen studime kombëtare dhe ndërkombëtare për shërbimet dhe mbrojtjen sociale, që i ndihmojnë profesionistët të bazojnë punën e tyre në evidenca shkencore dhe të përmirësojnë praktikat.