Këto standarde hynë në fuqi në 2018. Ato synojnë garantimin e cilësisë së shërbimeve të këtyre qendrave dhe funksionimin sa më eficient të tyre. Standardet janë hartuar duke u mbështetur tek Modeli i Funksionimit të Qendrave Komunitare Shumëdisiplinore dhe janë mjeti, me të cilin sigurohet vlerësimi i zbatimit të Modelit. Këto standarde janë të përdorshme edhe nga vetë QKSHD për të matur progresin në raport me përputhshmërinë me Modelin e Qendrave. Ato i shërbejnë punonjësve socialë të këtyre qendrave, si dhe punonjësve socialë të shërbimeve të tjera që bashkëpunojnë me ta, për të njohur dhe për të arritur nivelet e kërkuara të treguesve të cilësisë së këtyre shërbimeve.
Këto standarde hynë në fuqi në 2018. Ato synojnë garantimin e cilësisë së shërbimeve të këtyre qendrave dhe funksionimin sa më eficient të tyre. Ato i shërbejnë punonjësve socialë të këtyre qendrave, si dhe punonjësve socialë të shërbimeve relevante që bashkëpunojnë me ta, për të njohur dhe për të arritur nivelet e kërkuara të treguesve të cilësisë së këtyre shërbimeve.
Këto standarde hynë në fuqi në 2015. Ato i referohen shërbimeve në Qendrën Kombëtare Tranzit të Emergjencës, të cilat ofrohen në situatat e emergjencës kur familjet nuk janë në gjendje të sigurojnë jetesën e tyre dhe të jenë të pavarura, në situata kur familjet (dhe personat më të cenueshëm dhe të vetmuar, si të moshuarit apo personat me aftësi të kufizuara) mund të kenë nevojë për ndihmë apo mbështetje emergjence. Ato familje, që kanë veçanërisht nevojë për mbështetje urgjente dhe strehim, janë ato që mbeten të pastrehë dhe detyrohen të jetojnë në rrugë. Ato i shërbejnë punonjësve socialë të këtyre qendrave, si dhe punonjësve socialë të shërbimeve relevante që bashkëpunojnë me ta, për të njohur dhe për të arritur nivelet e kërkuara të treguesve të cilësisë së këtyre shërbimeve.
Standardet e e shërbimeve të njësive të mbrojtjes së fëmijës hynë në fuqi në 2015. Ato synojnë garantimin e cilësisë së shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve, duke respektuar të drejtat e fëmijëve të sanksionuara nga ligji, shërbejnë si detyrim ligjor për strukturat vendore dhe qëndrore, për matjen dhe përmirësimin e cilësisë së këtyre shërbimeve brenda territorit të tyre, ndihmojnë autoritetet e reja vendore të zbatojnë funksionet e reja lidhur me plotësimin e nevojave sociale të komunitetit të tyre dhe ndikojnë në rritjen e kapitalit social. Ato i shërbejnë punonjësve socialë të këtyre njësive, si dhe punonjësve socialë të shërbimeve për fëmijët që bashkëpunojnë me ta, për të njohur dhe për të arritur nivelet e kërkuara të treguesve të cilësisë së këtyre shërbimeve.
Këto standarde kanë hyrë në fuqi në 2013. Ato i referohen shërbimeve publike dhe publike të kujdesit ditor, përfituesit direktë të të cilëve janë fëmijët. Ato i shërbejnë punonjësve socialë të këtyre qendrave, si dhe punonjësve socialë të shërbimeve për fëmijët që bashkëpunojnë me ta, për të njohur dhe për të arritur nivelet e kërkuara të treguesve të cilësisë së këtyre shërbimeve.
Këto standarde kanë hyrë në fuqi në 2011. Ato bazohen në dokumentin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror dhe i referohen të gjithë përfituesve të shërbimeve të kujdesit social për viktimat e dhunës në familje në qendrat rezidenciale publike dhe jopublike. Ato i shërbejnë punonjësve socialë të këtyre qendrave, si dhe punonjësve socialë të shërbimeve relevante që bashkëpunojnë me ta, për të njohur dhe për të arritur nivelet e kërkuara të treguesve të cilësisë së këtyre shërbimeve.
Këto standarde kanë hyrë në fuqi në 2010. Ato i referohen shërbimeve të kujdesit alternativ, përfituesit direktë të të cilëve janë fëmijët. Ato i shërbejnë punonjësve socialë të këtyre shërbimeve, si dhe punonjësve socialë të shërbimeve për fëmijët që bashkëpunojnë me ta, për të njohur dhe për të arritur nivelet e kërkuara të treguesve të cilësisë së këtyre shërbimeve.
Këto standarde kanë hyrë në fuqi në 2007. Ato bazohen në dokumentin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror dhe i referohen të gjithë përfituesve të shërbimeve shoqërore për personat e trafikuar ose personat në rrezik për trafikim në qendrat rezidenciale. Ato i shërbejnë punonjësve socialë të këtyre qendrave, si dhe punonjësve socialë të shërbimeve relevante që bashkëpunojnë me ta, për të njohur dhe për të arritur nivelet e kërkuara të treguesve të cilësisë së këtyre shërbimeve.
Këto standarde kanë hyrë në fuqi në 2006. Ato bazohen në dokumentin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror dhe i referohen të gjithë përfituesve të shërbimeve shoqërore për personat me aftësi të kufizuar në institucionet rezidenciale dhe ditore. Ato i shërbejnë punonjësve socialë të këtyre institucioneve, si dhe punonjësve socialë të shërbimeve relevante që bashkëpunojnë me ta, për të njohur dhe për të arritur nivelet e kërkuara të treguesve të cilësisë së këtyre shërbimeve.
Këto standarde kanë hyrë në fuqi në 2005. Ato shërbejnë për të matur cilësinë e shërbimeve shoqërore të ofruara për përfituesit, lehtësojnë proceset e decentralizimit që i japin përgjegjësi më të mëdha autoriteteve lokale, lidhur me shërbimet shoqërore. Ato i shërbejnë punonjësve socialë të këtyre shërbimeve, si dhe punonjësve socialë të shërbimeve të tjera që bashkëpunojnë me ta, për të njohur dhe për të arritur nivelet e kërkuara të treguesve të cilësisë së këtyre shërbimeve.
Këto standarde kanë hyrë në fuqi në 2005 dhe bazohen në dokumentin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror. Ky është dokumenti i parë i standardeve në këtë fushë, me synimin e matjes dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve rezidenciale për fëmijët, përfshi institucionet publike, OJF-të dhe ofrues të tjerë privatë. Ato i shërbejnë punonjësve socialë të këtyre institucioneve, si dhe punonjësve socialë të shërbimeve për fëmijët që bashkëpunojnë me ta, për të njohur dhe për të arritur nivelet e kërkuara të treguesve të cilësisë së këtyre shërbimeve.
Ky udhëzues synon rritjen e bashkëpunimit të zyrës së Avokatit të Popullit, fëmijëve dhe shoqërisë civile në Shqipëri. Ai përcakton efektivitetin e bashkëpunimit me këtyre palëve në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Udhëzuesi iu shërben punonjësve socialë që punojnë në organizatat e shoqërisë civile lidhur me cështjet e fëmijëve, dhe punonjësve socialë të shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve që bashkëpunojnë me ta, për të njohur mënyrat e bashkëpunimit mes këtyre tre palëve dhe për të rritur efektivitetin e tij.
Këto kurse janë përgatitur nga Akademia e Fëmijëve, pjesë e platformës online të ‘hub-it’ për mbrojtjen e fëmijëve në Europën Juglindore, në bashkëpunim me një sërë qendrash të mirënjohura në punën për ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve që punojnë me fëmijët. Numri i tyre shtohet gradualisht. Ato mund të aksesohen falas, përmes regjistrimit në platformë. Këto kurse i shërbejnë punonjësve socialë që punojnë me dhe për fëmijët, për rritjen e kapaciteteve të tyre në një sërë drejtimesh, dhe mundësojnë edhe pajisjen me certifikatë, me përfundimin me sukses të kursit.
Manuali bazohet në përvojën ndërkombëtare dhe shqiptare në zbatimin e ndërmjetësimit dhe praktikës restauruese për të miturit në konflikt me ligjin. Ai iu shërben punonjësve socialë në sistemin penitenciar që punojnë me të miturit në konflikt me ligjin për njohjen dhe përvetësimin e një sërë rregullimesh ligjore dhe standardesh në këtë fushë, si dhe për të brendësuar përdorimin e një qasjeje sipas të cilës sistemi penitenciar duhet të ofrojë një mjedis ku të miturit, në bashkëpunim me punonjësit, prindërit dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile duhet të përfshihen aktivisht në aktivitete rehabilituese, ri-integruese dhe pajtuese.
Ky manual trajnimi, përmes ushtrimeve, aktiviteteve dhe leximeve, iu shërben punonjësve socialë që punojnë me fëmijët në sistemin penitenciar për të njohur dhe brendësuar instrumentet dhe standardet në këtë fushë, si dhe parimet dhe shprehitë e punës që promovon drejtësinë miqësore për fëmijët në kontakt me ligjin.
Ky udhëzues është pjesë shoqëruese e standardeve që kërkohen të zbatohen në arsimin parauniversitar të gjithë vendit. Ai mban parasysh ndryshimet që duhet të ndodhin në procesin mësimor-edukativ në institucionet arsimore, duke dëshiruar ecurinë më të mirë të fëmijëve dhe mësuesve në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit, me qëllim rritjen e cilësisë së veprimit edukativ dhe mësimor. Udhëzuesi është një material ndihmës jo vetëm për mësuesin dhe të gjithë ata të cilët mbështesin procesin edukativ të fëmijës me nevoja të veçanta arsimore. Si i tillë, ai iu shërben punonjësve socialë, pjesë e shërbimit psiko-social shkollor, si anëtarë të grupit të profesionistëve që kontribuon në ofrimin e informacionit rreth nxënësit.
Ky udhëzues ndihmon të gjithë aktorët në institucionet arsimore vendore dhe në bashki për zhvillimin e njohurive dhe shprehive të nevojshme për zbatimin e nismës “Çdo fëmijë në shkollë”, mbështetur nga MASR dhe UNICEF, zbatuar nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve. Ai i shërben të gjithë punonjësve socialë, pjesë e shërbimit psiko-social shkollor, atyre që punojnë në bashki, ose në OJF-të me fokus arsimimin e fëmijëve, në punën me fëmijët që rrezikojnë të braktisin shkollën.
Dokumenti paraqet propozimin për ngritjen e paketës së shërbimeve sociale në Shqipëri dhe mekanizmat e mundshëm financues, në kuadrin e reformës së shërbimeve sociale. Ai ofron një kuadër analitik, rolin e shtetit në proces, përfshi modele të vendeve të ndryshme, si dhe konceptin e propozuar dhe kostimin. Ky dokument u kërkua nga MMSR dhe i parapriu legjislacionit për shërbimet sociale. Rrjedhimisht ai iu shërben punonjësve socialë në fushën e shërbimeve sociale për kuptuar më thellësisht konceptimin që qëndronte në bazë të këtyre ndryshimeve.
Kujdesi alternativ: paketë trajnimi për punonjësit socialë.
Per ta aksesuar, komunikoni me Save the Children…
Kjo paketë trajnimi, i është ofruar punonjësve në fushën e kujdesit alternativ, në formën e një kursi të edukimit në vazhdim, ofruar nga Departamenti i Punës Sociale dhe i Politikës Sociale, në bashkëpunim me Save the Children. Modulet e trajnimit i shërbejnë punonjësve socialë që punojnë në këtë fushë për të zhvilluar dhe përditësuar njohuritë dhe shprehitë në punën me fëmijët që kanë nevojë për kujdes alternativ.
Cështje të mbrojtjes së fëmijëve: paketë trajnimi me 11 module për punonjësit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve
Per ta aksesuar,komunikoni me UNICEF…
Kjo paketë trajnimi përmban 11 module trajnimi me tematika të larmishme lidhur me fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Ajo i shërben punonjësve socialë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve për të konsoliduar dhe përditësuar njohuritë dhe shprehitë në këtë fushë, lidhur me kuadrin ligjor, menaxhimin me rastin, bashkëpunimin ndërsektorial, parandalimin, etj.
Udhërrfyesi orienton bashkitë në planifikimin dhe administrimin e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, sipas legjislacionit aktual. Ai i shërben punonjësve socialë të njësive të vlerësimit dhe referimit të nevojave në njësi administrative e koordinatorëve të tyre në bashki, si dhe punonjësve socialë në njësitë për mbrojtjen e fëmijëve e kordinatorëve të tyre në bashki , për të njohur organizimin e bashkisë në kontekstin e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, vlerësimin e nevojave të komunitetit në këtë drejtim, kuadrin ligjor përkatës, rolet dhe detyrat e reja, proceset e punës, si dhe mjetet për t’i realizuar ato.