Udhëzues për bashkëpunimin mes avokatit të popullit, fëmijëve dhe organizatave joqeveritare.
Aksesuar nga  https://albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/files/library/Guide%20for%20Cooperation%20among%20the%20Ombudsman%E2%80%99s%20Office%20Children%20and%20Civil%20Society.pdf
Ky udhëzues synon rritjen e bashkëpunimit të zyrës së Avokatit të Popullit, fëmijëve dhe shoqërisë civile në Shqipëri. Ai përcakton efektivitetin e bashkëpunimit me këtyre palëve në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Udhëzuesi iu shërben punonjësve socialë që punojnë në organizatat e shoqërisë civile lidhur me cështjet e fëmijëve, dhe punonjësve socialë të shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve që bashkëpunojnë me ta, për të njohur mënyrat e bashkëpunimit mes këtyre tre palëve dhe për të rritur efektivitetin e tij.
Akademia e Fëmijëve: kurse falas online për punonjësit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. 
Aksesuar nga https://academy.childhub.org/course/index.php?categoryid=1
Këto kurse janë përgatitur nga Akademia e Fëmijëve, pjesë e platformës online të ‘hub-it’ për mbrojtjen e fëmijëve në Europën Juglindore, në bashkëpunim me një sërë qendrash të mirënjohura në punën për ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve që punojnë me fëmijët. Numri i tyre shtohet gradualisht. Ato mund të aksesohen falas, përmes regjistrimit në platformë. Këto kurse i shërbejnë punonjësve socialë që punojnë me dhe për fëmijët, për rritjen e kapaciteteve të tyre në një sërë drejtimesh, dhe mundësojnë edhe pajisjen me certifikatë, me përfundimin me sukses të kursit.
Manual – Shërbimi i ndërmjetësimit dhe drejtësia restauruese për të miturit në konflikt me ligjin, për të miturit në sistemin penitenciar.
Aksesuar nga https://albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/files/library/Drejtoria_burgjeve_rev_9.pdf
Manuali bazohet në përvojën ndërkombëtare dhe shqiptare në zbatimin e ndërmjetësimit dhe praktikës restauruese për të miturit në konflikt me ligjin. Ai iu shërben punonjësve socialë në sistemin penitenciar që punojnë me të miturit në konflikt me ligjin për njohjen dhe përvetësimin e një sërë rregullimesh ligjore dhe standardesh në këtë fushë, si dhe për të brendësuar përdorimin e një qasjeje sipas të cilës sistemi penitenciar duhet të ofrojë një mjedis ku të miturit, në bashkëpunim me punonjësit, prindërit dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile duhet të përfshi­hen aktivisht në aktivitete rehabilituese, ri-integruese dhe pajtuese.
Manual trajnimi për profesionistët që punojnë me fëmijët në sistemin penitenciar. 
Aksesuar nga https://albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/files/library/2%20Training%20Manual%20for%20the%20Professionals%20Ëorking%20ëith%20Juveniles%20ëithin%20Penitentiary%20System.pdf
Ky manual trajnimi, përmes ushtrimeve, aktiviteteve dhe leximeve, iu shërben punonjësve socialë që punojnë me fëmijët në sistemin penitenciar për të njohur dhe brendësuar instrumentet dhe standardet në këtë fushë, si dhe parimet dhe shprehitë e punës që promovon drejtësinë miqësore për fëmijët në kontakt me ligjin.
Udhëzues praktik për hartimin dhe zbatimin e planit edukativ individual (PEI). 
Aksesuar nga  https://albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/files/library/Udhezues%20Praktik%20per%20Hartimin%20dhe%20Zbatimin%20e%20PEI.pdf
Ky udhëzues është pjesë shoqëruese e standardeve që kërkohen të zbatohen në arsimin parauniversitar të gjithë vendit. Ai mban parasysh ndryshimet që duhet të ndodhin në procesin mësimor-edukativ në institucionet arsimore, duke dëshiruar ecurinë më të mirë të fëmijëve dhe mësuesve në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit, me qëllim rritjen e cilësisë së veprimit edukativ dhe mësimor.  Udhëzuesi është një material ndihmës jo vetëm për mësuesin dhe të gjithë ata të cilët mbështesin procesin edukativ të fëmijës me nevoja të veçanta arsimore. Si i tillë, ai iu shërben punonjësve socialë, pjesë e shërbimit psiko-social shkollor, si anëtarë të grupit të profesionistëve që kontribuon në ofrimin e informacionit rreth nxënësit.
Udhëzues për monitorimin e fëmijëve jashtë sistemit arsimor (fjsa) dhe fëmijëve që rrezikojnë  të braktisin shkollën.
Aksesuar nga https://www.unicef.org/albania/reports/guideline
Ky udhëzues ndihmon të gjithë aktorët në institucionet arsimore vendore dhe në bashki për zhvillimin e njohurive dhe shprehive të nevojshme për zbatimin e nismës “Çdo fëmijë në shkollë”, mbështetur nga MASR dhe UNICEF, zbatuar nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve. Ai i shërben të gjithë punonjësve socialë, pjesë e shërbimit psiko-social shkollor, atyre që punojnë në bashki, ose në OJF-të me fokus arsimimin e fëmijëve, në punën me fëmijët që rrezikojnë të braktisin shkollën.
Propozim për ngritjen e një pakete shërbimesh në Shqipëri dhe mekanizmat financues. 
Aksesuar nga https://www.unicef.org/albania/media/1886/file/Basket%20of%20Social%20Care%20Services.pdf
Dokumenti paraqet propozimin për ngritjen e paketës së shërbimeve sociale në Shqipëri dhe mekanizmat e mundshëm financues, në kuadrin e reformës së shërbimeve sociale. Ai ofron një kuadër analitik, rolin e shtetit në proces, përfshi modele të vendeve të ndryshme, si dhe konceptin e propozuar dhe kostimin. Ky dokument u kërkua nga MMSR dhe i parapriu legjislacionit për shërbimet sociale. Rrjedhimisht ai iu shërben punonjësve socialë në fushën e shërbimeve sociale për kuptuar më thellësisht konceptimin që qëndronte në bazë të këtyre ndryshimeve.
Kujdesi alternativ: paketë trajnimi për punonjësit socialë. Për ta aksesuar, komunikoni me Save the Children…
Kjo paketë trajnimi, i është ofruar punonjësve në fushën e kujdesit alternativ, në formën e një kursi të edukimit në vazhdim, ofruar nga Departamenti i Punës Sociale dhe i Politikës Sociale, në bashkëpunim me Save the Children. Modulet e trajnimit i shërbejnë punonjësve socialë që punojnë në këtë fushë për të zhvilluar dhe përditësuar njohuritë dhe shprehitë në punën me fëmijët që kanë nevojë për kujdes alternativ.
Cështje të mbrojtjes së fëmijëve: paketë trajnimi me 11 module për punonjësit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Për ta aksesuar, komunikoni me UNICEF…  
Kjo paketë trajnimi përmban 11 module trajnimi me tematika të larmishme lidhur me fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Ajo i shërben punonjësve socialë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve për të konsoliduar dhe përditësuar njohuritë dhe shprehitë në këtë fushë, lidhur me kuadrin ligjor, menaxhimin me rastin, bashkëpunimin ndërsektorial, parandalimin, etj.
Udhërrëfyes për bashkitë për planifikimin dhe administrimin e shërbimeve të përkujdesit shoqëror.
Aksesuar nga  https://www.unicef.org/albania/media/1906/file/udherrefyes%20per%20bashkite.pdf
Udhërrfyesi orienton bashkitë në planifikimin dhe administrimin e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, sipas legjislacionit aktual. Ai i shërben punonjësve socialë të njësive të vlerësimit dhe referimit të nevojave në njësi administrative e koordinatorëve të tyre në bashki, si dhe punonjësve socialë në njësitë për mbrojtjen e fëmijëve e kordinatorëve të tyre në bashki , për të njohur organizimin e bashkisë në kontekstin e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, vlerësimin e nevojave të komunitetit në këtë drejtim, kuadrin ligjor përkatës, rolet dhe detyrat e reja, proceset e punës, si dhe mjetet për t’i realizuar ato.