Ky vendim vjen në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 34, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”
Ai përcakton format e bashkëpunimit dhe koordinimit të punës midis Agjensisë Shtetërore për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmmijës dhe organizatave joqeveritare. Punonjësit socialë do të kenë një tabllo të qartë lidhur me funksionimin e politikave të mbrojtjes dhe mënyrën e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllimm rritjen e nivelit të efikasitetit dhe eficiencës së shërbimeve.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 34, pika 5, e 38, pika 4, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës, ky vendim përcakton rregullat për bashkërendimin e veprimtarisë ndërmjet mekanizmave këshillimorë dhe koordinues institucionalë dhe strukturave në nivel qendror e vendor, për çështjet që lidhen me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës.
Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 52, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”. Ai përcakton miratimin e rregullave të funksionimit të grupi teknik, ndërsektorial për mbrojtjen e fëmijëve, pranë bashkive apo njësive administrative, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”. Ai përcakton llojet, mënyrën e shkëmbimit e të përpunimit të informacionit dhe të dhënave statistikore, të kërkuara nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës pranë strukturave shtetërore përgjegjëse, në nivel qendror e vendor.
Vendimi është miratuar në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 54, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”
Ai përcakton miratimin e procedurave të referimit e të menaxhimit të rastit, hartimin dhe përmbajtjen e planit individual të mbrojtjes, financimin e shpenzimeve për zbatimin e tij, si dhe zbatimin e masave të mbrojtjes. Aspekti procedural dhe përmbajtja e planit individual janë modalitete të rëndësishëm në punën e punonjësit social në shërbim. Ato shërbejnë jo vetëm në unifikimin e praktikës së punës por edhe në përcaktimin e kritereve profesionale që duhen ndjekur.
Ky vendim vjen në zbatim të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” dhe të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.Në të përcaktohen rregullat për kthimin e riatdhesimin e fëmijës i cili është lënë qëllimisht nga prindërit në vende të tjera me qëllim qëndrimi në këto vende por edhe të rasteve të largimit të fëmijëve jashtë vendit ku ekziston risku i shfrytëzimit, keqtrajtimit apo trafikimit të fëmijës nga individë apo grupe kriminale. Punonjësit socialë do të njohin procedurat e kthimit dhe procesin e bashkërendimit të punës midis institucioneve të vendeve respektivë me qëllim kthimin dhe riatdhesimin e fëmijës.
Ky vendim vjen në zbatim të ligjit nr 121/2016 “Për shërbimmet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”. Ai përcakton kriteret dhe procedurat për përfitimin e shërbimit shoqëroror të kategorive të përcaktuara në ligj.
Ky vendim vjen në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 24, të ligjit nr. 121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë
Ai përcakton kriteret, dokumentacionin dhe procedurat për evidentimin e familjes kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror dhe masën e financimit për fëmijën e vendosur në familje kujdestare. Sipas këtij vendimi, shërbimi i përkujdesjes alternative për fëmijë në familje kujdestare përfshin identifikimin e familjes kujdestare, informimin dhe trajnimin e familjes kujdestare, vlerësimin e familjes kujdestare, të fëmijës që do të vendoset në familjen kujdestare dhe të familjes së tij biologjike.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 65, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës“, ky vendim rregullon veprimtarinë e strukturave për mbrojtjen e fëmijës, për trajtimin e fëmijës, që është nën moshën për përgjegjësi penale dhe që dyshohet apo ka kryer një vepër penale.
Parashikimet e këtij vendimi janë të detyrueshme për të gjithë mekanizmat këshillimorë dhe koordinues institucionalë dhe strukturat për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës, në nivel qendror dhe vendor, sipas paragrafëve 2, 3 dhe 4, të nenit 34, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”. Institucionet publike apo private, organizatat jofitimprurëse dhe të gjithë personat e tjerë, të cilët kanë për detyrë funksionale, profesionale, kontraktuale apo ligjore të kryejnë referim, menaxhim, koordinim apo të ofrojnë një shërbim për fëmijët në nevojë për mbrojtje duhet të zbatjnë rregullat e përcaktuara në këtë VKM.
Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr. 10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, dhe të pikës 5, të nenit 29, të ligjit nr. 121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë. Ai ka për qëllim vënien në funksionim të Regjistrit Elektronik Kombëtar për regjistrimin dhe administrimin e të dhënave të rasteve, individëve/familjeve në nevojë për të përfituar shërbime të kujdesit shoqëror Baza e të dhënave të Regjistrit Elektronik Kombëtar të Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror administrohet e përditësohet nga Shërbimi Social Shtetëror, si institucioni administrues, në kuptim të ligjit nr. 10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, dhe aksesohet nga të gjitha njësitë e qeverisjes vendore në nivel bashkie e qarku. Regjistri Elektronik Kombëtar i Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror shërben për ndërtimin e një mekanizmi funksional të referimit, ndjekjes, monitorimit dhe vlerësimit të rastit, identifikimin e rasteve, këshillimin dhe hartimin e planeve individuale të përkujdesjes nga njësia e vlerësimit të nevojave dhe referimit të rastit, në përputhje me ligjin e shërbimeve të kujdesit shoqëror.
Ky vendim vjen në mbështetje të neni 35, pika 8 të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës“ dhe përcakton mënyrën e funksionimit të Këshillit KKDMF bazuar në rregulloren e miratuar.
Ky vendim vjen në mbështetje të neni 35, pika 8 të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës“ dhe përcakton mënyrën e funksionimit të Këshillit KKDMF bazuar në rregulloren e miratuar.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7 të nenit 8 të ligjit nr.9669, datë
18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar mekanizmi i bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare përbën një qasje të organizuar dhe profesionale në luftën ndaj dhunës në familje. Mekanizmi përbëhet nga: Komitetet drejtuese për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve të autoriteteve përgjegjëse, në nivel vendor, dhe referimin e rasteve të dhunës në familje,ekipet teknike ndërdisiplinore dhe Koordinatorët vendorë për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 8920, datë 11.7.2002, “Për ratifikimin e “Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar” dhe dy protokolleve shtesë të saj”, si dhe të ligjit nr. 9642, datë 20.11.2006, “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës ‘Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore, vjen dhe miratimi i procedurave standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit. Miratimi i procedurave standarde ka për qëllim kryesor mbrojtjen, përfshirë identifikimin në kohën dhe mënyrën e duhur të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, të rritur apo fëmijë, shqiptarë, të huaj apo persona pa shtetësi, për të gjithë llojet e shfrytëzimit, të trafikimit të brendshëm apo ndërkombëtar, të lidhur apo jo me krimin e organizuar. Një aspekt i rëndësishëm për punnjësin social është identifikimi formal dhe planifikimi për mbështetje dhe integrim i viktimave apo viktimave të mundshmte të trafikimit.