Shënim: Standardi i vitit 2015 lexohet së bashku me kuadrin aktual të mbrojtjes së fëmijëve.
Dokumenti përcakton standardet e punës së strukturave vendore përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve. Ai trajton identifikimin dhe vlerësimin e fëmijëve në nevojë për mbrojtje, referimin dhe menaxhimin e rasteve, hartimin dhe ndjekjen e planeve individuale, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Qëllimi është sigurimi i një ndërhyrjeje të koordinuar, në kohë dhe të orientuar nga interesi më i lartë i fëmijës.
Kuadri aktual i lidhur
- Ligji nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”
- VKM nr. 578, datë 03.10.2018, për procedurat e referimit dhe menaxhimit të rastit
- VKM nr. 353, datë 12.06.2018, për funksionimin e Grupit Teknik Ndërsektorial
- VKM nr. 148, datë 13.03.2018, për bashkëpunimin ndërmjet mekanizmave institucionalë, strukturave të mbrojtjes së fëmijës dhe organizatave jofitimprurëse
Të dhënat e standardit
| Lloji i shërbimit | Mbrojtja e fëmijës, identifikimi, referimi, vlerësimi dhe menaxhimi i rasteve |
| Grupi përfitues | Fëmijë në nevojë për mbrojtje |
| Viti | 2015 |
| Baza ligjore | VKM nr. 573, datë 24.06.2015 |
| Institucioni | Këshilli i Ministrave |
| Statusi | Referencë e mëparshme |