Dokumenti përcakton standardet minimale për strehëzat emergjente publike dhe jopublike. Ai mbulon pranimin dhe akomodimin e menjëhershëm, sigurinë dhe konfidencialitetin, vlerësimin e riskut dhe nevojave, mbështetjen psikosociale dhe referimin drejt shërbimeve shëndetësore, ligjore dhe sociale. Qëllimi është mbrojtja e menjëhershme dhe organizimi i një përgjigjeje të koordinuar në situata me rrezik të lartë.
Të dhënat e standardit
| Lloji i shërbimit | Strehëz rezidenciale emergjente, afatshkurtër |
| Grupi përfitues | Viktima/të mbijetuara të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje |
| Viti | 2019 |
| Baza ligjore | Udhëzim nr. 744, datë 15.11.2019 |
| Institucioni | Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale |
| Statusi | Aktual |