Korniza e Standardeve Bazë të Cilësisë për Shërbimet e Kujdesit Social

Dokumenti përcakton kornizën e përgjithshme të standardeve bazë të cilësisë për ofrimin e shërbimeve të kujdesit social. Ai mbulon qeverisjen dhe menaxhimin e shërbimit, organizimin dhe zhvillimin profesional të personelit, vlerësimin e nevojave dhe menaxhimin e rasteve, kujdesin dhe mbështetjen e individualizuar, respektimin e të drejtave të përfituesve, shëndetin, mirëqenien, sigurinë dhe menaxhimin e riskut. Qëllimi është krijimi i një niveli të përbashkët cilësie dhe i një baze referimi për ofrimin, monitorimin, inspektimin dhe vlerësimin e shërbimeve.

Të dhënat e standardit

Lloji i shërbimitKornizë horizontale e cilësisë; e zbatueshme në tipologji të ndryshme të shërbimeve të kujdesit social
Grupi përfituesTë gjithë përfituesit e shërbimeve të kujdesit social
Viti2024
Baza ligjoreUdhëzim nr. 281, datë 17.05.2024
InstitucioniMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
StatusiAktual