Standardet e Shërbimeve Shoqërore në Shqipëri

Shënim: Ky është standardi i përgjithshëm i vitit 2005. Si dokument referues aktual përdoret Korniza e Standardeve Bazë të Cilësisë për Shërbimet e Kujdesit Social (Udhëzim nr. 281, datë 17.05.2024).

Dokumenti përbën bazën historike të standardeve të përgjithshme të shërbimeve shoqërore. Ai rregullon parimet themelore të cilësisë, të drejtat dhe dinjitetin e përfituesve, pjesëmarrjen, pavarësinë, integrimin social, menaxhimin dhe cilësinë e shërbimit. Qëllimi ishte krijimi i një reference kombëtare për ofruesit, licencimin, inspektimin dhe vlerësimin e shërbimeve publike dhe jopublike. Vetë akti e lidh standardizimin me garantimin e të drejtave dhe përmirësimin e cilësisë.

Të dhënat e standardit

Lloji i shërbimitStandard i përgjithshëm/horizontal
Grupi përfituesTë gjitha grupet përfituese të shërbimeve shoqërore
Viti2005
Baza ligjoreVKM nr. 658, datë 17.10.2005
InstitucioniKëshilli i Ministrave; zbatim sektorial nga strukturat përgjegjëse për shërbimet shoqërore
StatusiDokument historik