Dokumenti përcakton organizimin dhe funksionimin e komisioneve multidisiplinare të kujdestarisë dhe procedurat për vendosjen e fëmijës në familje kujdestare. Ai mbulon vlerësimin e familjes kujdestare, përzgjedhjen e familjes, planifikimin individual, afatet, monitorimin dhe përgjegjësitë e strukturave vendore. Qëllimi është standardizimi i vendimmarrjes dhe ofrimi i kujdesit alternativ në interesin më të lartë të fëmijës. Dokumenti përmban edhe një udhëzues të posaçëm si aneks.
Të dhënat e standardit
| Lloji i shërbimit | Kujdes alternativ/familje kujdestare; procedurë multidisiplinare |
| Grupi përfitues | Fëmijë pa kujdes të përshtatshëm prindëror dhe familje kujdestare |
| Viti | 2019 |
| Baza ligjore | Udhëzim nr. 394, datë 09.05.2019 |
| Institucioni | Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale |
| Statusi | Aktual |