Dokumenti përcakton standardet e posaçme të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për fëmijët 0–5 vjeç në qendrat rezidenciale, duke marrë në konsideratë nevojat specifike të fëmijërisë së hershme. Standardet përfshijnë kujdesin individual, ushqyerjen, shëndetin dhe sigurinë, zhvillimin fizik, emocional dhe social, stimulimin e hershëm, krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me kujdestarët, mbrojtjen e të drejtave të fëmijës dhe ruajtjen e lidhjeve familjare.
Qëllimi është sigurimi i një përkujdesjeje të përshtatshme për moshën dhe zhvillimin e fëmijës, si dhe mbështetja e riintegrimit në familje ose kalimit drejt formave të kujdesit me bazë familjare, kur kjo është në interesin më të lartë të fëmijës. Manuali i zbatimit shërben si instrument praktik për zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e standardeve.
Standardi përbëhet nga
- Standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror për fëmijët 0–5 vjeç në qendrat rezidenciale
- Manuali i zbatimit të standardeve
Të dhënat e standardit
| Lloji i shërbimit | Shërbim rezidencial |
| Grupi përfitues | Fëmijë 0–5 vjeç |
| Viti | 2024 |
| Baza ligjore | Udhëzim nr. 169, datë 29.03.2024 |
| Institucioni | Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale / Shërbimi Social Shtetëror |
| Statusi | Aktual |