Dokumenti përcakton standardet e shërbimit të jetesës gjysmë të pavarur dhe të monitoruar për të rinjtë pa përkujdesje prindërore, me qëllim mbështetjen e kalimit gradual nga përkujdesja institucionale ose alternative drejt një jete të pavarur.
Standardet trajtojnë vlerësimin individual të nevojave, strehimin dhe kushtet e jetesës, zhvillimin e aftësive për jetën e përditshme, arsimin dhe formimin profesional, punësimin, menaxhimin financiar, mbështetjen psikosociale, ndërtimin e rrjeteve mbështetëse dhe integrimin në komunitet.
Qëllimi është sigurimi i një tranzicioni gradual, të sigurt dhe të monitoruar drejt autonomisë personale, sociale dhe ekonomike të të rinjve.
Manuali i zbatimit shërben si instrument praktik për zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e standardeve.
Standardi përbëhet nga
- Standardet e jetesës gjysmë të pavarur dhe të monitoruar për të rinjtë pa përkujdesje prindërore
- Manuali i zbatimit të standardeve
Të dhënat e standardit
| Lloji i shërbimit | Jetesë gjysmë e pavarur dhe e monitoruar |
| Grupi përfitues | Të rinj pa përkujdesje prindërore në tranzicion drejt jetesës së pavarur |
| Viti | 2024 |
| Baza ligjore | Udhëzim nr. 22, datë 12.01.2024 |
| Institucioni | Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale / Shërbimi Social Shtetëror |
| Statusi | Aktual |