Dokumenti përcakton standardet për qendrat e specializuara që trajtojnë fëmijët viktima ose dëshmitarë të abuzimit seksual dhe formave të rënda të dhunës. Ai parashikon një përgjigje emergjente, të integruar dhe multidisiplinare, me fokus te siguria, vlerësimi, mbështetja mjekësore e psikosociale dhe koordinimi me strukturat e mbrojtjes dhe drejtësisë. Qëllimi është një përgjigje e shpejtë dhe e koordinuar që mbron interesin më të lartë të fëmijës dhe minimizon ritraumatizimin.
Të dhënat e standardit
| Lloji i shërbimit | Shërbim i integruar emergjent “me një ndalesë” |
| Grupi përfitues | Fëmijë viktima ose dëshmitarë të abuzimit seksual dhe formave të rënda të dhunës |
| Viti | 2022 |
| Baza ligjore | Udhëzim nr. 564, datë 05.10.2022 |
| Institucioni | Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale |
| Statusi | Aktual |