Dokumenti përcakton standardet e shërbimeve të përkujdesjes për personat e trafikuar dhe personat në rrezik trafikimi. Ai mbulon pranimin dhe akomodimin e sigurt, vlerësimin individual, mbështetjen shëndetësore e psikosociale, këshillimin, arsimimin/formimin profesional dhe mbështetjen për riintegrim. Qëllimi është mbrojtja e të drejtave dhe dinjitetit, rehabilitimi, parandalimi i ritrafikimit dhe riintegrimi i qëndrueshëm në komunitet.
Të dhënat e standardit
| Lloji i shërbimit | Shërbim rezidencial, rehabilitim dhe riintegrim |
| Grupi përfitues | Persona të trafikuar ose në rrezik trafikimi |
| Viti | 2007 |
| Baza ligjore | VKM nr. 195, datë 11.04.2007 |
| Institucioni | Këshilli i Ministrave |
| Statusi | Aktual |