Platforma Sociale.al synon të mbështesë zhvillimin profesional, forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e njohurive në fushën e mbrojtjes dhe përkujdesjes shoqërore, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë dhe efektivitetit të shërbimeve sociale në Shqipëri.
Platforma u drejtohet:
Qasje në informacion të përditësuar mbi politikat, kuadrin ligjor dhe rregullator, standardet, protokollet, udhëzuesit dhe manualet e punës në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale.
Informacion dhe mundësi pjesëmarrjeje në trajnime, sesione supervizimi online dhe aktivitete të tjera që synojnë forcimin e kompetencave dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional.
Qasje në informacion mbi studime, kërkime shkencore, publikime dhe zhvillime të reja në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale, duke nxitur përdorimin e njohurive dhe praktikave të bazuara në evidenca.
Informacion mbi institucionet publike, organizatat dhe aktorët e tjerë që veprojnë në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale, si dhe mbi veprimtaritë, nismat dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet tyre.