Projekti “Rritja e kapaciteteve të punonjësve socialë që punojnë në fushën e shërbimeve sociale dhe përmirësimi i edukimit në Punë Sociale në Shqipëri” synon të përmirësojë njohuritë dhe aftësitë profesionale të punonjësve socialë nëpërmjet ofrimit të mundësive për të pasur informacion të përditësuar për zhvillimet ligjore, institucionale dhe profesionale në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror si dhe organizimit të trajnimeve të ndryshme.
Projekti, gjithashtu, synon të rrisë kapacitetet e studentëve në Punë Sociale nëpërmjet përmirësimit të kurrikulës universitare.