Platforma për Mbrojtjen dhe Shërbimet Sociale në Shqipëri është ndërtuar në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të punonjësve socialë që punojnë në fushën e shërbimeve sociale dhe përmirësimi i edukimit në Punë Sociale në Shqipëri”. Projekti zbatohet nga Universiteti i Tiranës/ Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale dhe mbeshtetet nga UNICEF/Shqipëri në kuadër të programit LeaveNOne behind, financuar nga SDC.
Platforma për Mbrojtjen dhe Shërbimet Sociale në Shqipëri është ndërtuar për t’ju mundësuar profesionistëve një burim informacioni të përditësuar për politikat në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale, ligjet, standardet, protokolle dhe manuale pune. Në platformë do të jepen informacione për studime ekzistuese dhe të reja në fushë si dhe do të njoftohen trajnime apo aktivitete me fokus zhvillimin profesional. Në platformë do të ketë gjithashtu informacion për institucione dhe organizata në fushën e shërbimeve sociale dhe aktivitetin e tyre.
 

Informacion i përgjithshëm

Çdo gjë që ju nevoitet

Platforma Sociale.al është krijuar për t’ju ofruar gjithçka që ju nevojitet si profesionistë në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale. Ajo është menduar si një pikë referimi e vetme, ku mund të gjeni burime të besueshme, informacione të përditësuara dhe mbështetje për zhvillimin tuaj profesional.

Sociale.al është Platforma për Mbrojtjen dhe Shërbimet Sociale në Shqipëri, e krijuar si një burim gjithëpërfshirës dhe i aksesueshëm për profesionistët që punojnë në fushën e shërbimeve sociale. Kjo platformë është ndërtuar në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të punonjësve socialë që punojnë në fushën e shërbimeve sociale dhe përmirësimi i edukimit në Punë Sociale në Shqipëri”, i cili zbatohet nga Universiteti i Tiranës – Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen e UNICEF Shqipëri, në kuadër të programit Leave No One Behind, financuar nga SDC (Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim).

Platforma synon të orojë:

  • Informacione të përditësuara mbi politikat, ligjet, standardet dhe protokollet në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale.

  • Manuale pune, materiale trajnimi dhe burime të tjera profesionale.

  • Lajmërime për trajnime dhe aktivitete që mbështesin zhvillimin profesional të punonjësve socialë.

  • Të dhëna mbi institucionet dhe organizatat që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale në Shqipëri.

  • Studime dhe publikime në këtë fushë, për të ndihmuar në formimin akademik dhe praktik.

Përmes saj, profesionistët mund të ndërlidhen me kolegë, të kenë mbështetje nga ekspertë, si dhe të qasen në një dosje të unifikuar të burimeve ligjore dhe normative, e cila ndihmon në zbatimin e përmirësuar të legjislacionit.

Platforma është gjithashtu një mjet edukimi: përfshin module trajnimi online, seanca supervizimi, dhe mbështet zhvillimin e kurrikulës universitare në Punë Sociale për të përgatitur më mirë studentët për sfidat e fushës së mbrojtjes sociale në Shqipëri.

Platforma Sociale.al ofron një burim të pasur informacioni profesional, përfshirë politika, ligje, protokolle dhe standarde që lidhen me fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale. Si profesionist, mund të përfitoni duke:

Aksesuar manuale dhe udhëzues praktikë për punën tuaj të përditshme;

Ndjekur trajnimet online për përmirësimin e njohurive dhe aftësive;

Përdorur platformën si një mjet për mbështetje nga kolegë dhe ekspertë;

Qenë në kontakt me zhvillimet më të fundit në këtë fushë.

Për të qenë pjesë e platformës, duhet të regjistroheni në faqen zyrtare të saj. Procesi i regjistrimit është i thjeshtë dhe mund të kërkojë disa të dhëna bazë profesionale. Pas regjistrimit, do të keni akses në përmbajtje të personalizuar dhe aktivitete të ndryshme të zhvillimit profesional.

Po, një nga qëllimet e platformës është të mbështesë zhvillimin profesional të punonjësve socialë. Trajnimet online të ofruara përmes platformës përfundojnë me çertifikata pjesëmarrjeje dhe, në disa raste, me kreditim profesional, sipas rregullave në fuqi për profesionet e ndihmës sociale. Çdo trajnim do të shoqërohet me informacion për vlerësimin e tij dhe mënyrën e marrjes së çertifikatës.

Po. Platforma ka për qëllim krijimin e një komuniteti profesionistësh në fushën e punës sociale. Përmes saj mund të bashkëpunoni me kolegë nga institucione të ndryshme, të ndani përvoja dhe të merrni mbështetje për sfida të përditshme në punën tuaj. Veç kësaj, janë të planifikuara edhe seanca supervizimi dhe diskutime tematike online që forcojnë ndërlidhjen mes profesionistëve.

Po, në platformë publikohen studime të realizuara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për shërbimet sociale dhe mbrojtjen sociale. Kjo i ndihmon profesionistët të bazojnë punën e tyre në evidenca shkencore dhe të përmirësojnë praktikat përmes njohurive të reja.