Projekti “Rritja e kapaciteteve të punonjësve socialë që punojnë në fushën e shërbimeve sociale dhe përmirësimi i edukimit në Punë Sociale në Shqipëri” synon të përmirësojë njohuritë dhe aftësitë profesionale të punonjësve socialë, duke u ofruar informacion të përditësuar mbi zhvillimet ligjore, institucionale dhe profesionale në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror, si dhe nëpërmjet organizimit të trajnimeve të ndryshme.

Gjithashtu, projekti synon të forcojë kapacitetet e studentëve të Punës Sociale nëpërmjet përmirësimit të kurrikulës universitare.